Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur, për shkak të detyrës, shefin e Hetimit Doganor me atributet e Policisë Gjyqësore, brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës.
Në pranga është vënë Adnan Rexha. Ndaj tij kanë nisur hetimet për kanosje për shkak të detyrës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




