Një edukatore 32-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Blutë raportojnë se edukatorja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 2-vjeçari brenda në ambientet e kopshtit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, njofton policia.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




