Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rovena Zoto dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm! Hetimi i fundit futi në ‘rrjetë’ bosin e call centerave mashtrues
Kronikë

Rovena Zoto dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm! Hetimi i fundit futi në ‘rrjetë’ bosin e call centerave mashtrues

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me një përvojë mbi 15 vjeçare në sistemin e drejtësisë, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) dorëzoi në Këshillin e Lartë te Prokurorisë kandidaturën në garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyra në fusha të ndryshme të ndjekjes penale, në dy prej prokurorive më të rëndësishme të vendit, me ngarkesë të lartë, duke u përfshirë në hetimin e çështjeve komplekse dhe në drejtimin e strukturave të prokurorisë.

Rovena Zoto e ka nisur karrierën në Prokurorinë e Lushnjës, e ndalur veçanërisht në hetimin e krimit ekonomiko-financiar, pastrimin e parave, hetimin pasuror dhe vepra që lidhen me financimin e terrorizmit.

Prej vitit 2021, është prokurore në Tiranë, e angazhuar në hetimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, trafiqet, dhe krimet e rënda ndaj jetës.

Read more:Rovena Zoto dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm! Hetimi i fundit futi në “rrjetë” bosin e call centerave mashtrues

Prej marsit të këtij viti Rovena Zoto drejton edhe një seksion në Prokurorinë e Tiranës, atë për Drejtësi Penale për të Miturit.

Së fundi, prokurorja 43-vjecare ishte në krye të një hetimi që në bashkëpunim me partnerët austriakë zbuloi dhe goditi një rrjet call centerash mashtrues në Tiranë, që mendohet tu kenë zhvatur qytetarëve evropianë deri në 50 milionë euro. Një hetim kompleks gati 2-vjecar që vuri para përgjegjësisë penale deri tek bosët që drejtonin skemën, siç ishte Granit Pepnika, i arrestuar në fillim të këtij muaji në një vilë luksoze në Dhërmi.

Në hetimin që ajo drejtoi, Prokuroria e Tiranës në 2024-ën, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 50 milionë euro të Kristjan Boçit, Elmban Abules, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta, me dyshimin e një skeme të pastrimit të parave me blerje fiktive me vlera jo reale.

Read more:Avokatët zbërthejnë hetimin për Veliajn, Duraj: Do të dalë nga burgu me vendimin e Gjykatës së Lartë! Haderi: Reforma ka dështuar, garancitë ligjore larg standardeve!

Ajo përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010. Në vitin 2023 Zoto kaloi me sukses vetingun duke u konfirmuar në detyrë.

Me një profil profesional të ndërtuar mbi përvojën në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Rovena Zoto është e dyta kandidaturë zyrtare për postin e prokurores së Përgjithshme. Të mërkurën paraqiti kandidaturën në KLP edhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi i cili ka provuar dy herë për të qenë drejtuesi i Spak, në garën ku fitues dolën Altin Dumani e së fundi Klodian Braho.

Olsjan Çela e mbyll mandatin e tij 7-vjeçar në Prokurorinë e Përgjithshme në dhjetor të vitit 2026, pa të drejtë riemërimi.

Read more:U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg bosin rrjetit Granit Pepnika dhe dy bashkëpunëtorët

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:55

Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për Prokuror të Përgjithshëm, dorëzon kandidaturën në KLP

Prokurori Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentacionin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke shprehur zyrtarisht interesin për të kandiduar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pjetërnikaj bëhet emri i tretë që hyn në garë për drejtimin e organit qendror të akuzës, pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më 1 gusht.

Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Read more:Deklaratat e pasurisë së anëtarëve të qeverisë Rama për vitin 2025. Kryeministri 110 mijë euro të ardhura, përveç pagës – Shqiptarja.com

Ai ka ndërtuar një karrierë në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.

Pjetërnikaj është autor dhe bashkautor i disa veprave shkencore në fushën e së drejtës penale dhe është i specializuar në krimin kibernetik përmes programit të Cranfield University, në kuadër të bursës Chevening Ëestern Balkans Cyber Security Felloëship.

Ai është gjithashtu anëtar i Bordit Editorial të International Association of Prosecutors (IAP) dhe i Association Internationale de Droit Pénal (AIDP).

Lexo edhe
Kronikë

Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime

Kronikë

Hyri në zonën e rezervuar duke rrezikuar pushuesit, 500 mijë lekë gjobë për drejtuesin e gomones në Ksamil, i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)

Tags: #Adnan Xholi #Blerje #Detyrë #Doktor #euro #Granit Pepnika #Kërkim shkencor #prokuroria e pergjithshme #Rovena Zoto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime
  • Hyri në zonën e rezervuar duke rrezikuar pushuesit, 500 mijë lekë gjobë për drejtuesin e gomones në Ksamil, i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
  • Zjarri në magazinën me fishekzjarrë në Durrës, arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret (VIDEO+EMRI)
  • Nga Tirana në Vlorë për të vjedhur banesa, në pranga 2 hajdutët! Thyen edhe arrestin shtëpiak (VIDEO)
  • EKSKLUZIVE/ Belinda Balluku merret e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Më herët e akuzuar për Llogaranë dhe lotin 4
Nga të njëjtat tag-e
  • EKSKLUZIVE/ Belinda Balluku merret e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Më herët e akuzuar për Llogaranë dhe lotin 4
  • Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata
  • Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet
  • “Në protestë ka nga ata që duan të mirën e Shqipërisë dhe ata që duan përshesh”/ Rama: Mirënjohja nuk është më në thelb të fitores, fryma jonë duhet të jenë solidariteti, dëgjimi dhe empatia
  • Lezha vendos tarifë në varreza, 25 mijë lekë për një vendvarrim dhe rregulla të reja! Ndreu: S’tolerojmë më abuzimet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 23 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 19 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 12 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime

Aktori i njohur si Cekja i Beratit është aksidentuar në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Hyri në zonën e rezervuar duke rrezikuar pushuesit, 500 mijë lekë gjobë për drejtuesin e gomones në Ksamil, i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)

Drejtuesi i një gomoneje në Gjirin e Hartës në Ksamil është gjobitur me 500.000 lekë pasi rrezikoi pushuesit…

• 12 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarri në magazinën me fishekzjarrë në Durrës, arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret (VIDEO+EMRI)

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar i cili shkaktoi zjarrin që përfshiu të enjten magazinën në Shkozet. Sipas policisë,…

• 43 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by