TIRANË– Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së janë në terren.
Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.
Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.
Kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026. Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri.
Lajmi në përditësim….
‘Albanian File’, kreu i SPAK, Klodian Braho: Janë bërë 2 kallëzime, po verifikohen

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Albanian Files. Braho tha se “janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon”
U kap në Francë, Braho: Kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon Ermal Beqiraj

Kreu i SPAK, Klodian Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.
A do të kërkoni sekuestrimin e dy avionëve?
Klodian Braho: Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera.
‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kërkesë e re për arrest? Do varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi

Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së janë në terren.
Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.
Kontrollet për çështjen Balluku, konkretisht për çfarë po kryhen? A do t’i drejtoheni sërish Parlamentit me një kërkesë të re?
Klodian Braho: Kjo është një çështje nën hetim dhe siç e dini nuk mund të jap informacion. Është çështja me prioritetin më të lartë për SPAK kohët e fundit. Në hetim janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 3 prokurorë, për shkak të nivelit të lartë të subjektit. Hetimet janë në vijim. Do të vijë momenti kur ato të përfundojnë dhe atëherë do të jemi më të plotë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Janë kryer dhe po kryhen shumë veprime hetimore. Bëhet fjalë për një dosje të ngjeshur.
SPAK ka qenë i qartë për atë çfarë ka kërkuar dhe arsyet pse e ka kërkuar. U mor një vendim, sigurisht jo ai që ne kërkuam. Mund të mos jemi dakord me të, por vendimi është detyrues për ne.
Megjithatë, hetimet kanë vazhduar, madje kanë ecur edhe më tej. Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit.




