Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Konsullatë serbe në Shkodër/ “Reciproritet pa barazi?!”, Këlliçi i kthehet ministrit të Jashtëm: Dhuratë për Vuçiçin
Politikë

Konsullatë serbe në Shkodër/ “Reciproritet pa barazi?!”, Këlliçi i kthehet ministrit të Jashtëm: Dhuratë për Vuçiçin

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas mbrojtjes që ky i fundit i bëri vendimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.

Në një reagim publik, Këlliçi e cilëson qëndrimin e Hoxhës si “një tjetër skandal”, duke kundërshtuar argumentin se hapja e konsullatës serbe në Shkodër balancohet me hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc. Sipas tij, nuk mund të flitet për reciprocitet, pasi situatat nuk janë të krahasueshme.

“Minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës është i njohur dhe përfaqësohet edhe në Parlamentin e Serbisë. Prandaj, një zyrë konsullore shqiptare atje është krejt normale, sidomos në kushtet kur të drejtat e shqiptarëve nuk respektohen dhe ekziston rreziku i asimilimit”, shprehet Këlliçi.

Ai ngre pikëpyetje mbi arsyen e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke pyetur se cilin komunitet, minoritet apo interes ekonomik do të përfaqësojë ajo. “Po konsullata serbe në Shkodër çfarë përfaqëson? Cilin komunitet, cilin minoritet? Fluks tregtar apo nevojë? Asgjë, përveç interesave të Beogradit mbi Kosovën apo Malin e Zi”, deklaron ai.

Read more:Vokshi: Nëse është miratuar konsullata serbe në Shkodër, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen

Këlliçi shton se reciprociteti është një praktikë diplomatike e parashikuar nga Konventa e Vjenës, por sipas tij, ministri Hoxha po e paraqet këtë si një arritje.

REAGIMI
Ferit Hoxha, fatkeqësisht Ministër i Jashtëm i yni, shënon një tjetër skandal, mbron me mburrje konsullatën serbe në Shkodër!

Ministri Hoxha ka mbrojtur vendimin për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, me një argumentim tejet qesharak. Sipas tij, ne do të hapim konsullatë në Bujanoc, dhe ky qenka reciprocitet. Reciproritet pa barazi?!

Bazaria është në thelbin e reciprocitetit.

Read more:Këlliçi nxjerr pamjet: Me Edi Ramën, Olsi dhe shokët e tij kanë gjetur parajsën në Shqipëri, në 2 muaj bëhen pronar të kazinosë së kullës ‘Air Albania’

Minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës është i njohur. Ata janë në atë numër sa arrijnë të kenë deputet në Parlamentin e Serbisë. Pra që ne të kemi aty zyrë konsullore, përfaqësi është tejet normale. Sidomos në kushtet kur nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe është prezent rreziku i asimilimit

Po konsullata serbe në Shkodër çfarë përfaqëson?! Cilin komuniet, cilin minoritet? Fluks tregtar apo nevojë? Asgjë, përveç interesave të Beogradit mbi Kosovën a Malin e Zi.

Një zyrë që prioritet do ketë planet serbe në rajon, që nuk janë miqësore me Kosovën as me Shqipërinë. Reciprociteti nuk është themeli i raporteve mes dy vendeve, por është pëlqimi i vendeve.

Read more:Për herë të parë në histori, NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta! Marrin pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë

Reciprociteti sipas Konventës së Vjenës është një praktikë diplomatike. Por Ferit Hoxha e quan këtë arritje dhe shprehet me mburrje.

Me këtë rast, ai vërtetoi dhe një herë se është një diplomat mediokër dhe Ministri i Jashtëm më i dobët që ka pasur Shqipëria, i cili çdo muaj mban një qendrim ose bën një deklaratë në kufinjtë e skandalit.

Do ishte më e ndershme të pranonte se është një kukull e Edi Ramës dhe se konsullata serbe në Shkodër është dhuratë për binjakun autokrat në Beograd, Vuçiç.

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #beograd #Bujanoc #Deputet #Ferit Hoxha #fluks #Rajon #Reagim #Reciprociteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 18 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin