Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Për herë të parë në histori, NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta! Marrin pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë
Aktualitet

Për herë të parë në histori, NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta! Marrin pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

NATO-ja dhe ushtria e Serbisë kanë filluar stërvitjet e para të përbashkët ushtarake të martën në bazën ushtarake “Jugu” dhe poligonin e stërvitjes “Borovc” pranë Bujanocit, në jug të vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Stërvitjet do të mbahen deri më 23 maj, nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta nga Napoli. Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Italisë, Rumanisë dhe Turqisë.

Pjesëmarrës janë gjithashtu edhe planifikues dhe vëzhgues ushtarakë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Rumania, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Turqia, Franca dhe Mali i Zi.

Udhëheqësi i stërvitjes është koloneli Branisllav Stevanoviq, zëvendëskomandant i Brigadës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë.

“Gjatë aktiviteteve dyjavore në terren, do të praktikohen taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura në operacionet e mbështetjes së paqes, siç janë siguria në baza, puna në pikat e kontrollit, kontrolli i tubimeve masive dhe luftimet urbane”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Read more:Alban Daci: Albin Kurti, arkitekti i shtetit të pandalshëm!

Sipas Ministrisë, stërvitja përfaqëson një vazhdim të bashkëpunimit midis Serbisë dhe NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Ky bashkëpunim i shërben qëllimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, përmirësimit të aftësive operacionale të forcave të armatosura dhe forcimit të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Serbia është anëtare e programit të NATO-s, Partneritetit për Paqe, që nga viti 2006, por këmbëngul në neutralitetin ushtarak.

Pasi Rusia nisi pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Serbia vendosi moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj.

Read more:Komisioni Evropian: S’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë, KE vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet për mbështetje financiare

Megjithatë, pati përjashtime, siç ishin stërvitjet ushtarake “Ujku Platin” në vitet 2023 dhe 2025, të cilat u mbajtën me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

Në Serbi, ekziston një narrativë negative ndaj NATO-s, e cila mbështetet edhe nga autoritetet, si rezultat i bombardimeve që ajo kreu kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999 për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Në të kaluarën, përveç ushtrimeve me forcat e armatosura të SHBA-së, në të cilat morën pjesë disa anëtarë të tjerë të NATO-s, ushtria serbe ka zhvilluar stërvitje ushtarake edhe me ushtrinë kineze.

Në korrik të vitit 2025, një stërvitje dhjetëditore e forcave speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës u mbajt në provincën kineze Hebei, pavarësisht paralajmërimit të Brukselit ndaj Beogradit.

Read more:Kurti takon Kallas: Kosova, e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE

Ndryshe nga vitet e kaluara, që nga viti 2022 nuk ka pasur ushtrime të përbashkëta midis Serbisë dhe Rusisë dhe Bjellorusisë.

Serbia është kritikuar nga Bashkimi Evropian për ushtrime të përbashkëta me këto vende.

Kjo është arsyeja pse Beogradi anuloi pjesëmarrjen e tij në ushtrimet ruse-bjelloruse-serbe në vitin 2020, sepse ato po zhvilloheshin në Bjellorusi në një kohë kur ky vend ishte i tronditur nga një krizë politike pas zgjedhjeve presidenciale./REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #Britania #Britania e madhe #Bujanoc #Forcat e Armatosura #Franca #Gjermania #Nato #serbi #stervitje ushtarake

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin