Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Na vunë si në radhë të vajgurit”/ Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Ne deputetët qenkemi “lëng groshe” sipas shokut Niko
Politikë

“Na vunë si në radhë të vajgurit”/ Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Ne deputetët qenkemi “lëng groshe” sipas shokut Niko

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kopja e projekt-marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në një pikë të fortë përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës ditën e djeshme, me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj I cili mori kopjen e vetme të vënë në dispozicion të deputetëve dhe u largua me shpejtësi, kopje të cilën e ktheu më pas.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pas përfundimit të mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, nku edhe u mor vendimi për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt, u shpreh se mënyra e administrimit të dokumentit ka qenë e papranueshme, duke kundërshtuar pretendimet e mazhorancës se deputetët kishin mundësi ta konsultonin marrëveshjen përpara votimit.

Korreshi tha se bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kishin shkuar për të parë dokumentin, por sipas tij situata ishte ndryshe nga ajo që ishte deklaruar në Kuvend nga deputeti i shumicës, Niko Peleshi.

Read more:Revolta e shqiptarëve në ditën e 52-të/ Demokratët Europianë: Rama dhe Berisha duhet të largohen, vendi meriton një udhëheqje të re

“Vota jonë ka qenë kundër, sepse siç e kemi deklaruar edhe dje, unë me zotin Bardhi kemi shkuar dhe kemi konstatuar një situatë krejt ndryshe nga fjalët e shokut Niko, i cili na tha që kundrejt firmës së konfidencialitetit mund të merrnim akt-marrëveshjen dhe ta konstatonim. Gjetëm realitet krejt të kundërt. Jo vetëm që nuk mund ta merrnim, por duhet të viheshim në radhë si për vajguri, 140 deputetë, për ta lexuar një nga një akt-marrëveshjen. Kjo nuk është normale”, tha ai.
Korreshi theksoi se dokumenti nuk ishte sekret, por vetëm konfidencial, duke shtuar se çdo deputet duhet të ketë mundësi të njihet me materialet përpara se të votojë.

Duke komentuar episodin me Shehajn, Korreshi tha se fjala “rrëmbim” është e ekzagjeruar.

Read more:“Ballist, sorrë vjedhacake”/ Rama reagon pas marrjes nga Shehaj të dokumentit të marrëveshjes me SHBA: Uroj që prokuroria t’i tregojë vendin

“Fjala rrëmbim më duket shumë e rëndë. Ambientet janë pranë ambienteve të Parlamentit ku aksesojnë deputetët. Nëse materiali do të ishte kaq konfidencial, duhet të ishte kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ai që ta aksesonte dhe ta mbante dokumentin, jo një punonjës parlamenti”, deklaroi ai.

Sipas Korreshit, deputetët duhet të kenë përparësi në aksesin ndaj një dokumenti për të cilin duhet të votojnë.

Read more:“Policia dyshoi se vezët mund të ishin prej mermeri. Shoqërimi i protestuesve, me plan!”/ Gazetarja Llabani: Protesta edhe të fuqishme në shtator!

“Kush ka më shumë rëndësi sipas jush? Një deputet që duhet të votojë atë akt apo një punonjës parlamenti që nuk e voton atë akt? Ma shpjegoni. Atëherë ne qenkan ‘lëng groshe’ deputetët”, u shpreh ai me tone ironike.

Lexo edhe
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Tags: #agron shehaj #Deputet #gazment bardhi #kuvend #niko peleshi #Parlamenti #Projekt #rrembim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 2 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 13 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin