Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Policia dyshoi se vezët mund të ishin prej mermeri. Shoqërimi i protestuesve, me plan!”/ Gazetarja Llabani: Protesta edhe të fuqishme në shtator!
Politikë

“Policia dyshoi se vezët mund të ishin prej mermeri. Shoqërimi i protestuesve, me plan!”/ Gazetarja Llabani: Protesta edhe të fuqishme në shtator!

• 27 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar protestën që ka hyrë në ditën e saj të 58-të, duke folur për masat e marra nga Policia e Shtetit, sigurinë në terren dhe dinamikën e tubimit.

Llabani tha për News24 se një ditë para protestës kishte qenë në vendngjarje, ku sipas saj efektivë të forcave “Shqiponja” dhe të Policisë së Shtetit kishin kontaktuar me biznese private për të siguruar akses dhe mbikëqyrje të zonës së vijës së kuqe. Sipas saj, në protestën e sotme janë angazhuar rreth 1500 forca policie, ndërsa masat e marra synonin mbajtjen në distancë të protestuesve nga institucionet.

Read more:“Qytetit i duhet një drejtim i lirë nga interesat partiake”/ Arben Malaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës

Gazetarja deklaroi gjithashtu se policia kishte identifikuar disa persona të shoqëruar gjatë protestës, duke thënë se disa prej tyre ishin kapur në momente flagrante dhe ishin lokalizuar më herët nga autoritetet. Ajo foli edhe për dyshimet e policisë lidhur me sendet e hedhura gjatë protestës, duke përmendur se autoritetet kishin kërkuar informacion për vendndodhjen e vezëve, pasi dyshohej se disa prej tyre mund të ishin materiale të forta, si mermer.

Read more:“Një nga lëvizjet më të mëdha qytetare që nga rënia e sistemit komunist”/ 23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Llabani tha se në protestë mund të ketë persona të infiltruar që synojnë akte të dhunshme, por sipas saj aktivistë të tjerë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Sipas gazetares, masat e marra nga policia janë të ndikuara nga perceptimi se protestuesit mund të jenë të dhunshëm.

Read more:“Vezët dhe domatet i kanë ulur autoritetin Parlamentit”/ Kulluri: Protestat delegjitimuan qeverinë dhe demaskuan pazaret politike

Llabani tha gjithashtu se organizatorët e protestës kanë pasur si një nga objektivat afrimin drejt Kuvendit, ndërsa përmendi edhe vendosjen e koshave të mbetjeve pranë institucionit si pjesë të tensioneve të mundshme gjatë tubimit. Ajo u shpreh se nuk beson se një forcë politike do të mund ta kontrollojë plotësisht këtë valë protestash, ndërsa parashikoi se muajt e ardhshëm mund të shoqërohen me tubime edhe më të mëdha.

Read more:Dhuna në protestën te Kuvendi, sot masa për 2 protestuesit! Njëra siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to

“Kam qenë një ditë më parë në vendngjarje, ku punonjës të Shqiponjave dhe Policisë së Shtetit kanë kontaktuar me biznese private për pasur akses dhe në survejim zonën, vijën e kuqe. Në këtë protestë numri i policëve ka qenë 1500 forca. Duket se gardhi dhe urdhrat që kanë qenë, kanë qenë për të mbajtur sa më larg protestuesit. Pra ka pasur një organizim të përqendruar. Policia ka pasur dhe të evidentuar personat që ka shoqëruar. Disa prej tyre kanë kapur në momente flagrante. Kanë qenë të lokalizuar. Mënyra se si është bërë shoqërimi i tij, e kanë ditur se ku ka qenë protestuesi. Policia ka pasur informacione ku është dyshuar se vezët mund të jenë mermeri apo dhe mund të jenë shkulur trotuaret. Policia iu kërkon personazheve të protestës, që të nxjerrin se ku janë vezët, pasi kanë pasur dyshime se Ato kanë qenë prej mermeri. Ka njerëz, të infiltruar në këtë protestë, që po e përdorin protestën, që sillen dhunshëm. Por janë ndaluar nga aktivistët për të bërë veprime të tilla. Fakti që në protestë ka gazetarë, fëmijë, nëna, apo baballarë që mbajnë karroca, do të thotë se aty nuk ka qellim që të shkohet te dhuna. Nëse goditet me miell, domate dhe vezë apo hiqen hekurat, kjo nuk është akt dhune. Masat që janë marrë nga policia, janë reflektuar. Policia mendon se protestuesit do të jenë të dhunshëm. Ka një skenar dhe të protestuesve, që kanë vendosur që përveçse sheshi, një nga projeksionet të jetë Kuvendi. Madje dhe afrimi i koshave të mbetjeve para Kuvendit, një deputet mund të futej në koshin e plehrave. Nuk besoj se një nga forcat politike do të kap protestat. E dija që revolucioni Flamingo do të ishte i tillë, pasi nuk mund të rrinte tërë kohës paqësor. Mendoj se shtatori do të jetë edhe më i flakët për protestat madhështore. Zemra pompon.”, tha ajo.

Lexo edhe
Politikë

“Ballist, sorrë vjedhacake”/ Rama reagon pas marrjes nga Shehaj të dokumentit të marrëveshjes me SHBA: Uroj që prokuroria t’i tregojë vendin

Politikë

LIVE- “Rama, jepe dorëheqjen!”/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, protestuesit stacionohen para Kryeministrisë: Revolucion!

Tags: #Biznese #Deputet #Dhuna #Dhune #Femije #Flamingo #Gardhi #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Ballist, sorrë vjedhacake”/ Rama reagon pas marrjes nga Shehaj të dokumentit të marrëveshjes me SHBA: Uroj që prokuroria t’i tregojë vendin
  • LIVE- “Rama, jepe dorëheqjen!”/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, protestuesit stacionohen para Kryeministrisë: Revolucion!
  • “1 mijë policë nga të gjitha rrethet”/ Aktivisti: Te Parlamenti u xhirua filmi “Nusja dhe shtetrrethimi”. Sot është përvjetori i nisjes së qëndresës për Teatrin Kombëtar
  • “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë!
  • “Rrahim Spahiu më hoqi nga puna kur më vdiq gruaja”/ Qytetari bën denoncimin e fortë për kryebashkiakun e Dibrës: Më tha s’më dhe votën mos eja më në zyrë
Nga të njëjtat tag-e
  • U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’
  • “Prostuesit ishin me fëmijë, i kapën në mënyrë brutale”/ BIRN: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm nga policia!
  • “Zgjatja e hetimeve nga SPAK, sepse Balluku mund të ketë bërë pastrim parash”/ Gazetarja Anduena Llabani: Është hapur edhe çështje për “Albcontrol”
  • Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara
  • VIDEO/ Momente paniku gjatë protestës, fëmijë të frikësuar pasi policia tenton të shpërndajë qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 21 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Ballist, sorrë vjedhacake”/ Rama reagon pas marrjes nga Shehaj të dokumentit të marrëveshjes me SHBA: Uroj që prokuroria t’i tregojë vendin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vidoes virale ku u pa kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj të…

• 27 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

LIVE- “Rama, jepe dorëheqjen!”/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, protestuesit stacionohen para Kryeministrisë: Revolucion!

Po mbahet sot protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.…

• 27 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“1 mijë policë nga të gjitha rrethet”/ Aktivisti: Te Parlamenti u xhirua filmi “Nusja dhe shtetrrethimi”. Sot është përvjetori i nisjes së qëndresës për Teatrin Kombëtar

Një nga aktivistët deklaroi se sot në protestë ishin mbi një mijë policë nga të gjitha rrethet. Ai…

• 27 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by