Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kuvendi nuk veproi brenda afatit ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon përllogaritjen e pagave sipas vendimit të GJK
Politikë

Kuvendi nuk veproi brenda afatit ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon përllogaritjen e pagave sipas vendimit të GJK

• 3 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar sërish për çështjen e pagave dhe deklaron se për shkak se Kuvendi nuk ka vepruar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në muajin shkurt shfuqizoi ndryshimet e ligjit për statusin e gjyqtarëve.

Shoqata i bën thirrje institucioneve të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tyre, mosveprimi i Kuvendit brenda afatit të caktuar nuk krijon boshllëk ligjor, pasi formula e re e pagave hyn automatikisht në fuqi.
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar pas përfundimit të afatit të lënë nga Gjykata Kushtetuese për ndryshimin e ligjit mbi statusin e magjistratëve.

Read more:Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Klos

Në deklaratën e përbashkët, shoqatat theksojnë se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e mujait shkurt, pranoi kërkesën për shfuqizimin e dispozitave që cenonin statusin financiar të magjistratëve, duke vlerësuar se ndryshimet ligjore kishin sjellë një ulje të fshehur të pagave.

Sipas tyre, Gjykata përcaktoi kriteret kushtetuese për hartimin e një formule të re pagash dhe i la Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet përkatëse.
“Me mbarimin e afatit të lënë në dispozicion, konstatojmë se nga ana e Kuvendit nuk është vepruar me miratimin e ndryshimeve ligjore”, thuhet në reagim.

Read more:Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues

Shoqatat sqarojnë se, pavarësisht mosveprimit të Kuvendit, nuk ka krijuar boshllëk ligjor, pasi vetë Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar mekanizmin që duhet të zbatohet në këtë rast.
Nga data 1 gusht 2026, sipas tyre, pagat e magjistratëve duhet të përllogariten mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, kjo formulë duhet të zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën nga 1 prill 2023 deri më 31 korrik 2026.
Shoqatat e magjistratëve kanë deklaruar se do të monitorojnë zbatimin e vendimit dhe u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe zyrtarëve përgjegjës që të respektojnë detyrimet kushtetuese.

Read more:FOTOLAJM/ Si duket kështjella e Ermal Beqirit 2.6 mln euro në Francë! Pas arrestimit SPAK kërkoi sekuestrim të pasurive, nga apartamentet, avioni e mjetet motorike

Deklarata e Unionit të Gjyqtarëve

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të misionit të tyre për mbrojtjen e statusit të magjistratit, kanë qenë vazhdimisht të angazhuar në ndërmarrjen e nismave institucionale për garantimin e standardeve kushtetuese që lidhen me ushtrimin e funksionit të magjistratit.

Read more:Belshi në protestë kundër planit të PS për “Territorialen”, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin: Mos na asimiloni!

Nisma më e fundit në këtë drejtim ishte kërkesa e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të cilës iu bashkua edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Në përfundim të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026, vendosi të pranonte kërkesën, duke konfirmuar se ndryshimet ligjore të miratuara më herët nga ana e Kuvendit cenonin statusin financiar të magjistratëve përmes një uljeje të fshehur të pagës. Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese përcaktoi qartë edhe kriteret që duhet të respektoheshin në hartimin e normës së re që do të rregullonte pagat e magjistratëve, duke detyruar Kuvendin të miratonte ndryshimet ligjore të nevojshme, brenda datës 31.07.2026.

Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese parashikoi edhe pasojat në rast mosveprimi, duke përcaktuar se pas përfundimit të këtij afati, do të hynte në fuqi formula e përllogaritjes së pagave që i referohet funksionarit të administratës së lartë publike, sipas referencës së analizuar në vendimin nr. 35/2022 të saj. Që pas njohjes me arsyetimin e vendimit nr. 15/2026, shoqatat tona kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse, me synimin për të gjetur një zgjidhje përfundimtare dhe në përputhje të plotë me standardet kushtetuese të vendosura nga Gjykata. Me mbarimin e afatit të lënë në dispozicion, konstatojmë se nga ana e Kuvendit nuk është vepruar me miratimin e ndryshimeve ligjore, në drejtim të rregullimit të pagave të magjistratëve, sipas arsyetimit të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, mosveprimi nga ana e Kuvendit si më lart nuk ka krijuar një boshllëk ligjor, pasi vetë Gjykata Kushtetuese ka parashikuar mekanizmin e zbatueshëm në këtë situatë.

Read more:Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug! Shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër, vihet nën kontroll edhe vatra në Llogara (VIDEO)

Për rrjedhojë, duke filluar nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve do të duhet të kryhet mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. E njëjta formulë, sipas vendimit nr. 15/2026, zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën 01.04.2023–31.07.2026. Në këto kushte, shoqatat tona mbeten të vendosura për të ndjekur zbatimin e plotë dhe korrekt të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, i cili, për shkak të mosveprimit të Kuvendit brenda datës 31.07.2026, është bërë tashmë drejtpërdrejt i zbatueshëm. Në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues, ftojmë të gjithë institucionet dhe zyrtarët e përfshirë në procesin e zbatimit të këtij vendimi, që të respektojnë me rigorozitet detyrimet që burojnë nga neni 132, pika 1, e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, shoqatat e magjistratëve të Republikës së Shqipërisë mbeten të bashkuara në këtë qëndrim dhe do të monitorojnë me vëmendje çdo veprim të ndërmarrë në funksion të zbatimit të vendimit, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë

Politikë

“Shtatori do të sjellë dyndje në sheshe” – Mërtiri: Rama do më pak bashki për t’i kontrolluar më lehtë! Qeveria po humb legjitimitetin, Skandalet do ta zhbëjnë

Tags: #Gjykata #gjykata kushtetuese #Nisma #Reagim #Të Gjitha #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë
  • “Shtatori do të sjellë dyndje në sheshe” – Mërtiri: Rama do më pak bashki për t’i kontrolluar më lehtë! Qeveria po humb legjitimitetin, Skandalet do ta zhbëjnë
  • “SPAK do të trokasë te dera e Edi Ramës për ta arrestuar” – Erald Kapri: Dorëheqja, kusht i panegociueshëm! Reforma territoriale, hile për të kapur 90% të pushtetit
  • Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO)
  • “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • “Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju” / Kryebashkiaku socialist i Divjakës rebelohet kundër qeverisë, del në protestë kundër shkrirjes së bashkisë! Qytetarët: Ta bëjmë si Poliçani
  • Festa e ‘3 Gushtit’ në Zerqan të Dibrës, një ditë që bashkon brezat! Valle, emocione dhe kujtime që ringjallen pas shumë vitesh
  • Cërriku në protestë kundër “Territoriales”: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë ruajtjen e bashkisë
  • “Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën”/ Shpërthen protestuesi: Si ka mundësi Ermal Beqiri blen kështjellë në Francë? A mban kush përgjegjësi për këto vjedhje…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 24 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 12 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident i rëndë në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën pas përplasjes me furgon (EMRI) 7 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën, duke deklaruar se përpjekjet…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shtatori do të sjellë dyndje në sheshe” – Mërtiri: Rama do më pak bashki për t’i kontrolluar më lehtë! Qeveria po humb legjitimitetin, Skandalet do ta zhbëjnë

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të situatës politike në vend,…

• 22 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“SPAK do të trokasë te dera e Edi Ramës për ta arrestuar” – Erald Kapri: Dorëheqja, kusht i panegociueshëm! Reforma territoriale, hile për të kapur 90% të pushtetit

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analize të situatës…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by