Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat
Politikë

Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat

• 29 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e tyre dhe për shpërdorim të parave publike.

Përmes një reagimi, Bardhi shprehet se shqiptarët vijojnë të paguajnë për një incenerator që, sipas tij, nuk ekziston, ndërsa kryeqyteti po përballet me një situatë të rënduar nga mbeturinat.

“Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat”, deklaron Bardhi.

Ai e cilëson këtë situatë si një shembull të “qeverisjes së papërgjegjshme”, duke argumentuar se paratë e qytetarëve paguhen, ndërsa shërbimi mungon dhe përgjegjësia fshihet pas propagandës. Sipas Bardhit, mbetjet kanë pushtuar hapësirat publike, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me pasojat e menaxhimit të dobët të situatës.

Read more:Propozimi i PS për “Territorialen”/ Gazment Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim! Qëllimi i mazhorancës vetëm për përfitime elektorale

“Është skandaloze dhe e papranueshme që një vend që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian të prezantohet para botës me qytete të mbuluara nga mbeturinat dhe me miliona të paguara për një incenerator që nuk ekziston”, shprehet ai.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së e cilëson situatën jo thjesht si paaftësi administrative, por si “dështim politik dhe administrativ”. Në përfundim, Bardhi kërkon më shumë transparencë dhe llogaridhënie, duke theksuar se qytetarët meritojnë shërbime publike funksionale dhe jo justifikime apo propagandë.

“Tirana nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për një qeverisje që punon dhe mban përgjegjësi”, përfundon ai.

Read more:Aktivisti Arben Kola denoncon arrestimin e protestuesit para selisë së PS: Kishte me vete “armë te rrezikshme”, vezë dhe domate zemër kau. Lirojeni!

REAGIMI:

Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat. Ky është modeli i qeverisjes së papërgjegjshme: paratë e qytetarëve paguhen, shërbimi mungon dhe përgjegjësia fshihet pas propagandës.

Plehrat kanë zaptuar çdo cep të Shqipërisë, madje edhe zemrën e saj, Tiranën. Dhe ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me këtë realitet të turpshëm, pushteti vazhdon të bëjë sikur nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk mban përgjegjësi.

Është skandaloze dhe e papranueshme që një vend që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian të prezantohet para botës me qytete të mbuluara nga mbeturinat dhe me miliona të paguara për një incenerator që nuk ekziston. Kjo nuk është paaftësi. Është dështim politik dhe administrativ.

Read more:Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën e tregut

Qytetarët meritojnë shërbim, transparencë dhe llogaridhënie, jo propagandë, justifikime dhe fatura që i paguajnë ata.

Tirana nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për një qeverisje që punon dhe mban përgjegjësi. Mjaft me arrogancën e pushtetit. Mjaft me shpërdorimin e parave publike. Koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie ka ardhur.

Lexo edhe
Politikë

Rama kundër Ramës/ “Nuk do t’i tregoj njerëzve përralla”, çfarë deklaronte kryeministri kur ishte në opozitë: 3 gjërat që do të bëj ndryshe nga Berisha (VIDEO)

Politikë

Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur”

Tags: #gazment bardhi #Kryeqyteti #Mbeturinat #Para #Plehrat #pushteti #shqiptaret #tirana

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama kundër Ramës/ “Nuk do t’i tregoj njerëzve përralla”, çfarë deklaronte kryeministri kur ishte në opozitë: 3 gjërat që do të bëj ndryshe nga Berisha (VIDEO)
  • Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur”
  • Berisha në SHBA më 9 shtator, kreu i PD: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas. Ftesë edhe nga një institut amerikan…
  • “Ora e Agasit 500 mijë €, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka nxjerrë para me valixhe diplomatike jashtë vendit. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln €…
  • “AKSHI kopshti privat i Ramës”/ Akuzat e Berishës: ‘Kopshtari’ Armand Frangu shtylla bazë! Janë dhënë dhjetëra tenderë sekret
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ora e Agasit 500 mijë €, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka nxjerrë para me valixhe diplomatike jashtë vendit. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln €…
  • Protestë në Spitallë kundër Bashkisë së Durrësit! Banorët: Punimet për kolektorin janë ndërprerë prej disa muajsh! Rrezikojmë të përmbytemi
  • “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro…
  • “Rama i pashpresë, PS de facto po shpërbëhet”/ Berisha: Agasi zotëronte pushtetin ekzekutiv dhe të gjithë karteleve të drogës. Eksponenti më i rrezikshëm…
  • Ina Zhupa: Ministri i Mjedisit Jaupaj mbrojti në Kushtetuese ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet. Ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 18 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Rama kundër Ramës/ “Nuk do t’i tregoj njerëzve përralla”, çfarë deklaronte kryeministri kur ishte në opozitë: 3 gjërat që do të bëj ndryshe nga Berisha (VIDEO)

Deklaratat e kryeministri Edi Rama të bëra në kohën kur ishte në opozitë, nxjerrin në pah të kundërtën…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur”

Një ditë më parë Erion Veliaj nga qelia shkarkoi kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Berisha në SHBA më 9 shtator, kreu i PD: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas. Ftesë edhe nga një institut amerikan…

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me vizitën e tij në…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by