Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO shpërfilli kritikat e shoqatave të gazetarëve, vendase e ndërkombëtare! Nga sot në fuqi Rregullorja që censuron mediat
Kronikë

GJKKO shpërfilli kritikat e shoqatave të gazetarëve, vendase e ndërkombëtare! Nga sot në fuqi Rregullorja që censuron mediat

• 1 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej kësaj të marte, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, hyn në fuqi Rregullorja e re e saj, e cila siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në këto 35 vite demokraci, censuron haptazi mediat duke mbyllur dyert e kësaj gjykate edhe për ato pak hapësira lirie informimi që kishin mbetur ende.

Kryetari i komanduar Erion Bani, ideuesi i Rregullores antitransparencë, shpërfilli hapur të gjitha kritikat dhe kundërshtimet e komunitetit të gazetarëve vendas, të shoqatave të tyre si dhe të organizatave ndërkombëtare të cilat e përkufizuan Rregulloren si një akt antikushtetues që bie ndesh me lirinë dhe të drejtën e informimit dhe “një ndër regjimet më kufizuese”. Ai nuk denjoi të marrë në konsideratë asnjë prej shqetësimeve serioze të ngritura, dhe as të reflektonte qoftë dhe minimalisht, ndonjë ndryshim.

Rregullorja u hartua dhe miratua, pa asnjë konsultim paraprak, as me përfaqësuesit e medias, dhe as me ato të Dhomës së Avokatisë, që po ashtu preken nga kufizimet absurde. Madje arroganca shkoi deri aty sa Këshillit të Lartë Gjyqësor, iu dërgua për mendim pas miratimit. E po kështu dhe Apelit të Posaçëm me të cilin GJKKO ndan të njëjta mjedise, duke iu imponuar në mënyrë flagrante.

Read more:“‘Make up-i’ i qeverisë në shtator nuk bën punë”/ Edison Lika paralajmëron: Nuk tërhiqemi! Në seancën e parë të Kuvendit do të…

Me të njëjtën shpërfillje, një ditë më parë, GJKKO shpërndau dhe një “material informues” mbi zbatimin e Rregullores, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të hartuara prej saj. Gjykata edhe këtë herë zgjodhi një dialog me vetveten, duke shmangur t’i jepte në fakt përgjigje, pikëpyetjeve të shumta të ngritura mbi këtë dokument censurues.

Për të kuptuar hipokrizinë e kësaj përpjekje të fundit të GJKKO-së, mjafton të shohësh pyetjen dhe përgjigjen numër 4 të dokumentit shpjegues, që prek thelbin edhe të ligjit që sanksionon se seancat gjyqësore janë të hapura ndaj publikut.

Read more:GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re i trajton gazetarët si të dyshuar! SafeJournalist: Të pezullohet

“4. A janë seancat gjyqësore të hapura për publikun?

Po. Seancat gjyqësore publike janë të hapura për publikun. Ky i fundit mund të ndjekë seancat publike deri në plotësimin e kapacitetit të sallës, duke respektuar organizimin e saj dhe udhëzimet e personelit të sigurisë.”

Read more:“Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve

Përgjigja është një mashtrim më vete. Vetë GJKKO ka parashikuar se vendet në sallën e gjyqit plotësohen sipas kësaj radhe përparësie: i) subjektet në gjykim; ii) familjarët dhe iii) përfaqësuesit e akredituar të medias.

Pra publiku as që është parashikuar. Ndërsa media, e cila në këtë rast, mbetet mjeti i vetëm për t’i përcjellë publikut atë që ndodh në sallë, i ka duart e lidhura. Madje nëse nuk ka vende mjaftueshme, prania e gazetarëve parashikohet me rotacion.

Read more:I akuzuar për kanosje në Norvegji dhe trafik droge në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)

Telefoni celular, i përdorur ekskluzivisht për komunikimin e informacionit në redaksi, përmes mesazheve me tekst, nuk trajtohet si një mjet pune për gazetarët, dhe është i ndaluar. Lejohen lapsat apo stilolapsat, me rrezikun që dhe ato mund të konsiderohen mjete që kërcënojnë sigurinë e procesit!

E gjitha kjo, në një situatë kur është i ndaluar përdorimi i magnetofonëve për regjistrimin audio, të cilin gjykata nuk ia ofron gazetarëve. Ndërsa përdorimi i kamerave është bërë gati i pamundur.

Read more:Liria e medias, AGSH publikon raportin: 31 raste sulmesh në gjashtë muajt e parë të 2026! Protestat, ambiente jo të sigurta për gazetarët

Praktika e deritanishme si dhe udhëzimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, parashikon një kërkesë me shkrim 24 orë përpara seancës, dhe shprehjen e trupës së gjykatësve me vendim. “Kjo pjesë e seancës është e regjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim”, saktëson udhëzimi i KLGJ-së, të cilin GJKKO e ka hedhur në kosh. Sipas Rregullores së re, vendimi i njoftohet përfaqësuesit të medias para fillimit të seancës nga nëpunësi përgjegjës për marrëdhëniet me median. Vendimet e trupës gjyqësore janë publike dhe arsyetohen. Por GJKKO, mendon dhe vendos sipas dëshirës së saj.

E drejta për informim është një nga liritë dhe të drejtat e parashikuara në kushtetutë. Dhe Kushtetuta parashikon që të drejtat dhe liritë kufizohen vetëm me ligj. Ligjet janë produkt vetëm i parlamentit, dhe një akt i një Gjykate, qoftë dhe e Posaçme, nuk mund të dalë mbi to. Në rast të kundërt, është thjesht antikushtetues.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat

Kronikë

Kamëz/ Bie në kontakt me telat e tensionit të lartë, vdes 27-vjeçari! Po rregullonte depozitën e ujit mbi tarracën e shtëpisë së xhaxhait (EMRI)

Tags: #Erion Bani #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #Hapesira #klgj #Kushtetuta #media #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat
  • Kamëz/ Bie në kontakt me telat e tensionit të lartë, vdes 27-vjeçari! Po rregullonte depozitën e ujit mbi tarracën e shtëpisë së xhaxhait (EMRI)
  • Hodhën nga makina qesen me kanabis, arrestohen dy të rinj në Devoll
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë! Kastriot Skënderaj pritet të marrë emërimin si drejtor i Drejtorisë së Elbasanit
  • ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci vdes gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët, reagon Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Tiranë/ Shkolla ‘Edith Durham’ gati për vitin e ri shkollor, hapësira të reja dhe kushte moderne për nxënësit
  • Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Del pas 3 orësh në SPAK Igli Tare, çfarë deklaroi për gazetarët
  • “1.5 mld euro për hajdutët lokalë/ Berisha denoncon: PS po shpërndan para për zgjedhjet lokale! Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë
  • Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO)
  • Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 40 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 6 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat

Zjarret në vendin tonë mbeten ende një problematikë edhe këtë fillim shtatori. Gjatë 24 orëve të fundit janë…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kamëz/ Bie në kontakt me telat e tensionit të lartë, vdes 27-vjeçari! Po rregullonte depozitën e ujit mbi tarracën e shtëpisë së xhaxhait (EMRI)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një 27-vjeçar, Roland Toshi,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Hodhën nga makina qesen me kanabis, arrestohen dy të rinj në Devoll

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme në Devoll pasi dyshohet se po transportonin kanabis.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by