Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
Politikë

“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe

• 1 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale mbi raportet e politikës shqiptare me SHBA-në, duke akuzuar Edi Ramën se për vite me radhë e ka përdorur Amerikën si mjet presioni ndaj opozitës.

Muçollari thekson se sot realiteti ka ndryshuar: Sali Berisha nuk është më non-grata dhe po udhëton drejt SHBA-së për një aktivitet republikanësh, ndërsa Rama përmendet në disa procese gjyqësore dhe raportime amerikane.

“Gjërat duket se po shkojnë në vendin e tyre”, shkruan Muçollari.

Amerika për shumë vite na u paraqit si një ekskluzivitet i Edi Ramës. Ishte marrë nën patronazhim nga ai, siç janë pushtetet e tjera, drejtësia, parlamenti, media, shoqëria civile.

Read more:Librazhd/ Kur yjet ndriçojnë festën, një natë ndryshe në Fushë-Studën! Artistë të njohur i bashkohen aktivitetit nën qiellin e hapur (FOTOT)

Përmes ndikimit të Soros dhe joshjeve korruptive, Edi Rama e trajtoi vendin e madh të lirisë si kamxhik për kundërshtarin.

Dhe i bëri jo pak dëme PD-së dhe Opozitës. Por demokratët qëndruan dhe luftuan. Ne e dinim se Amerika nuk mund të ishte kjo që na solli Edi Rama. Dhe patëm të drejtë. Ishin koniunkturat me lobim dhe korrupsion.

Sot kemi këtë realitet. Kryetari i PD nuk është më non-grata dhe po udhëton drejt SHBA në një aktivitet të republikanëve.

Read more:Transmetimi i seancave gjyqësore, Ndreca merr rastin e nënës amerikane për vrasjen e 3 fëmijëve: Këtu mbyllim drejtësinë për të mbrojtur privatësinë

Ndërkohë, Edi Rama është prezent atje në dy gjyqe. Ai përmendet në procesin ndaj McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së që u përdor nga Kryeministri ynë për të sulmuar PD-në. Përmendet edhe në një gjyq në Miami, ku miku i Ramës, Roni Yeffet, është paditur për mashtrim. Dhe, sipas paditësit, Roni ka përdorur Edi Ramën për t’i marrë atij ca miliona të mira. Përmendet gjithashtu nga mediat e mëdha amerikane, pasi bëri bashkë në biznes dhëndrin e Presidentit Trump me një gangster në kërkim nga drejtësia.

Kemi një lloj përmbysjeje.

Gjërat duket se po shkojnë në vendin e tyre.

https://www.facebook.com/share/1Hix9JvKjU/?mibextid=wwXIfr

Lexo edhe
Politikë

Shtatori nisi me mosbindje civile! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, protestuesit sot në ditën e 95 të revoltës: Jep dorëheqjen!

Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

Tags: #Aktivitet #Amerika #Biznes #Demokratët #Edi Rama #Facebook #FBI #gjyq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shtatori nisi me mosbindje civile! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, protestuesit sot në ditën e 95 të revoltës: Jep dorëheqjen!
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
  • “Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn
  • VIDEO/ Revolta e 94! Tensionet te komisariati 3, shoqërohen disa persona të tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 60 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Shtatori nisi me mosbindje civile! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, protestuesit sot në ditën e 95 të revoltës: Jep dorëheqjen!

TIRANË – Protesta kundër qeverisë vijon sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

TIRANË – Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të marte në…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, shkoi në Komisariatin nr.1, ku pati mundësinë të takojë protestuesit e arrestuar…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by