Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe protestën që prej 94 ditësh vijon kundër qeverisë, duke deklaruar se vëmendja ndërkombëtare ndaj protestuesve është rritur, ndërsa ajo ndaj qeverisë është pakësuar.
Sipas tij, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare përpara atyre lokale, ndërsa protesta, nëse do të vijojë gjatë muajit shtator, duhet të ndryshojë formë dhe të shkojë drejt mosbindjes civile.
“Është shtuar vëmendja ndërkombëtare ndaj protestës, politike dhe mediatike, dhe është pakësuar ndaj qeverisë. Mund të kemi zgjedhje parlamentare para atyre lokale. Duhet të ndryshojë mënyra e protestës, deri në mosbindje civile. Protesta nuk është model qytetarie, por zemërimi”, u shpreh gazetari.
Duke folur për pozicionin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare, gazetari deklaroi se sipas tij, Rama ka humbur mbështetjen dhe kontaktet ndërkombëtare.
“Rama është shembur ndërkombëtarisht, nuk ka më zyrtar që do ta presë”, deklaroi ai.
Gazetari kritikoi edhe institucionet e drejtësisë, duke argumentuar se nëse SPAK do të kishte kryer, sipas tij, detyrën në mënyrë të plotë, nuk do të kishte pasur nevojë për protesta.
“Nëse SPAK do të bënte detyrën, nuk do të kishim protestë, sepse nuk do të kishim ministra dhe kryeministër. Boshatisen qelitë nga funksionarë të padënuar, ka dështuar një palë. Për mua, kanë hetuar ata që hetojnë”, u shpreh ai.
Në vijim, gazetari iu referua edhe një dosjeje të trafikut të drogës në Belgjikë, duke pretenduar se kreu i një grupi kriminal, gjatë procesit gjyqësor në Belgjikë, kishte deklaruar se kryeministri Edi Rama kishte një rol në aktivitetin e tyre.
“Një grup i trafikut të drogës me dosje në Belgjikë, kreu i grupit, në procesin në Belgjikë, tha: ‘Kryeministri Rama ka pjesën e tij’”, deklaroi ai.
Këto janë pretendime të ngritura nga gazetari dhe nuk përbëjnë në vetvete një konstatim gjyqësor ndaj kryeministrit.
Gazetari ngriti pikëpyetje edhe mbi marrëdhëniet e funksionarëve të lartë me ish-ministrin Ervin Agasi, duke pretenduar se në zyrën e tij kanë shkuar disa zyrtarë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë.
“Në zyrën e Agasit kanë shkuar të paktën pesë gjyqtarë dhe prokurorë, deputetë dhe ministra. Pse ata që janë në zyrë nuk janë të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, sepse i tillë është Agasi?”, u shpreh ai




