Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur, kapet në Rinas me pistoletë në bagazh, arrestohet 42-vjeçari: Harrova që e kisha në çantë! (EMRI)
Kronikë

Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur, kapet në Rinas me pistoletë në bagazh, arrestohet 42-vjeçari: Harrova që e kisha në çantë! (EMRI)

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 42-vjeçar është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, pasi në bagazhin e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, teksa po udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre të mitur.

Në pranga ra Sokol Krasniqi, shtetas shqiptar me nënshtetësi britanike. Sipas Policisë Kufitare, arma u zbulua gjatë kontrollit me skaner në dalje nga Shqipëria. Pistoleta kishte një fishek në fole, ndërsa në karikator u gjetën edhe gjashtë fishekë.

Krasniqi është me origjinë nga Kosova por familja e tij ishte shpërngulur në Kukës që prej viteve ’90, ndërsa familja e tij ishte shpërngulur në Kukës që prej viteve ’90. Prej disa vitesh ai jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Read more:U kap në Rinas, aktivistja turke del para Gjykatës! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm

Pas arrestimit, 42-vjeçari deklaroi se gjatë pushimeve kishte qëndruar në zonën e Tropojës, ku, sipas tij, kishte bërë qitje me disa shokë. Ai pretendoi se pistoletën dhe karikatorin i kishte harruar në çantë dhe nuk e kishte kuptuar se po udhëtonte me armën e zjarrit.

Njoftimi i plotë i Policisë

“Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Read more:Strehoi 7 emigrantë të paligjshëm sudanezë, pranga pronarit të një hoteli në Tiranë! (VIDEO)

Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.”

Read more:‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Do ta ankimojmë në Gjykatën e Lartë

Kronikë

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Iballë të Fushë-Arrëzit! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit (VIDEO)

Tags: #angli #Armë #arme zjarri #Arrestimit #Familja #Fëmijët #Kosova #rinas #sokol krasniqi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Do ta ankimojmë në Gjykatën e Lartë
  • Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Iballë të Fushë-Arrëzit! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit (VIDEO)
  • Kërkoi zëvendësimin e masës arrest në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit! Pritet ekstradimi nga Greqia
  • GJKKO censurë mediave, gazetarët refuzojnë akreditimin! Apeli refuzon rregulloren e re, u lejon celularët në gjyqe! OSBE për Report TV: Konsultë me palët e interesuara
  • Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare
  • Me pistoletë në makinë tre të arrestuar në Fier! Tentuan të largoheshin pasi panë policinë (VIDEO)
  • Hita promovon shefin e Policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën ‘Kryekomisar’ (FOTO+VIDEO)
  • “6 deputetë të LDK nuk e mbështesin Sejdiun për president”, Abdixhiku: Kosova rrezikon të dërgohet në zgjedhje të jashtëzakonshme
  • “6 deputetë kundër Bekim Sejdiut për Presidentit të Kosovës”/ Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, ta dorëzojnë mandatin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 6 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama ciao!”/ Nis protesta e 93 ditë, qytetarët para Kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg! 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi 5 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Do ta ankimojmë në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt i cili kundërshtoi vendimin e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Iballë të Fushë-Arrëzit! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore në fshatin Iballë të Fushë-Arrëzit. Nga pamjet e siguruara nga…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kërkoi zëvendësimin e masës arrest në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit! Pritet ekstradimi nga Greqia

TIRANË– GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ndërtuesit Ilir Shtufi për zëvendësimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shtufit,…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by