Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Biznesi përballet me ‘taksën e korrupsionit’”/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni
Politikë

“Biznesi përballet me ‘taksën e korrupsionit’”/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni

• 3 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi duke analizuar mënyrën se si administrata shtetërore ushtron presion mbi bizneset.

Sipas Tabakut, gjobat nuk po përdoren për të luftuar informalitetin apo për të përmirësuar klimën ekonomike, por janë kthyer në një instrument presioni që ushqen korrupsionin dhe godet kryesisht bizneset që respektojnë ligjin.

Deputetja solli në vëmendje shifra që, sipas saj, tregojnë përmasat e problemit. Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur rreth 4,6 miliardë lekë penalitete.

“Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit korrekt me ligjin, ndërkohë që ndaj evazorëve mbyllin njërin sy dhe i falin”, deklaroi Tabaku.

Ajo theksoi se ankesat e qytetarëve dhe sipërmarrësve ndaj administratës janë shtuar. Sipas saj, gjoba po përdoret si mjet shantazhi për të mbledhur atë që e cilësoi si “taksa e korrupsionit”.

Read more:“Rama u largua dje nga zyra si një mi”/ Protestuesi: Aktivistët e arrestuar të lirohen urgjentisht! Ajo sjellje ndaj protestuesve paqësorë nuk ndodhi as me Ergys Agasin

Tabaku vuri në dukje se, ndërkohë që ekonomia informale përbën rreth 40 për qind të ekonomisë së vendit dhe mbetet ndër më të lartat në rajon, presioni i institucioneve përqendrohet mbi bizneset e rregullta dhe të ndershme.

Duke iu referuar të dhënave për vitin 2024, ajo deklaroi se në Shqipëri janë vendosur rreth 28 milionë euro penalitete, kundrejt 4,6 milionë eurove në Serbi dhe 1,4 milionë eurove në Malin e Zi.

“Ky është një krahasim i thjeshtë për të treguar se si gjoba po kthehet në mjet presioni”, u shpreh deputetja demokrate.

Një tjetër rast i evidentuar prej saj është ai i IKMT-së. Sipas Tabakut, vetëm gjatë vitit 2024 ky institucion vendosi 447 gjoba, me një vlerë prej rreth 1,2 miliardë lekësh, ndërsa arriti të arkëtonte vetëm rreth 2 për qind të tyre.

Read more:Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)

Tabaku ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e transparencës mbi numrin e gjobave të vendosura, shumën e arkëtuar, penalitetet e rrëzuara nga ankimet ose gjykatat dhe rastet në të cilat gjobat janë falur.

Ajo nënvizoi se Regjistri i Unifikuar i Gjobave u krijua vetëm në vitin 2026, pas më shumë se një dekade mosrakordimi dhe mungese informacioni.

Sipas Tabakut, administrata tatimore është shndërruar në një strukturë ku inspektorët veprojnë “si kaubojsa” ndaj sipërmarrjes, si pasojë e një sistemi që synon të kontrollojë ekonominë nëpërmjet gjobave.

“Është një sistem socialist që kërkon të komandojë gjithçka nëpërmjet një autokracie gjobash dhe taksës së korrupsionit. Ky sistem duhet rrëzuar, sepse sa më shumë zgjat, aq më shumë shtohen gjobat, penalitetet dhe presioni ndaj biznesit”, përfundoi Tabaku.

Read more:Lista e çmimeve në pasqyrë, nga shtatori bizneset do të raportojnë çmimet, qeveria kërkon hallkën abuzuese

Teksti

Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit që është korrekt me ligjin dhe jo tek evazorët, të cilëve u shkelin syrin dhe i falin.

Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur 4,6 miliardë lekë penalitete.

Përditë e më shumë, jo vetëm në telefon, por edhe gjatë takimeve me qytetarët, kam dëgjuar ankesa ndaj një administrate që e përdor gjobën si mjet shantazhi për taksën e korrupsionit.

Në vend që qeveria të merret me ekonominë informale, e cila përbën rreth 40 për qind të ekonomisë dhe është ndër më të lartat në rajon, ajo merret me biznesin e rregullt dhe të ndershëm.

Read more:“Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

Në Shqipëri, gjatë vitit 2024, janë vendosur 28 milionë euro penalitete. Në Serbi janë vendosur 4,6 milionë euro, ndërsa në Malin e Zi 1,4 milionë euro. Ky është një krahasim i thjeshtë për të treguar se si gjoba po kthehet në mjet presioni.

Një tjetër shembull është IKMT-ja. Vetëm gjatë vitit 2024, ky institucion vendosi 447 gjoba me vlerë rreth 1,2 miliardë lekë. Por nga gjobat e atij viti u arkëtua vetëm rreth 2 për qind.

Së dyti, ne ende nuk kemi një pasqyrë të plotë dhe transparente: sa gjoba vendosen, sa prej tyre arkëtohen, sa rrëzohen pas ankimeve ose nga gjykatat dhe, në fund, kujt i falen.

Kemi dëgjuar për krijimin e bordeve dhe agjencive për gjithçka, por nuk kemi pasur transparencë reale mbi sistemin e gjobave. Regjistri i Unifikuar i Gjobave u krijua vetëm në vitin 2026, pas më shumë se një dekade gjobash, mosrakordimi dhe mungese informacioni.

Read more:“Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…

Ka një arsye pse Shqipëria është kthyer në vendin ku gjoba përdoret kaq shpesh. Ka një arsye pse tatimorët sillen si kaubojsa që trokasin në dyert e bizneseve. Dhe ka një arsye pse qytetarët nuk e dinë sa gjoba vendos qeveria, sa prej tyre mbledh dhe sa fal.

Është sistemi i ndërtuar gjatë këtyre viteve.

Një sistem socialist që kërkon të komandojë gjithçka nëpërmjet një autokracie gjobash dhe taksës së korrupsionit.

Ky sistem duhet rrëzuar, sepse sa më shumë zgjat, aq më shumë shtohen gjobat, aq më të larta bëhen penalitetet dhe aq më shumë rritet presioni ndaj biznesit.

Lexo edhe
Politikë

Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen!

Politikë

Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni

Tags: #Bizneset #Biznesi #Edi Rama #ekonomia #euro #Gjoba #IKMT #Institucion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen!
  • Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni
  • Censurë e qeverisë? Denoncon Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj opozitës dhe mbështetësve të protestës
  • “Mos mbyllni veshët para halleve të qytetarëve”/ Sheshi plot me protestues për 96 ditë, Rama u “kthehet” të tijve: Nuk mjaftojnë vetëm takimet, mbani shënime
  • “Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për “Pasqyrën e flamingove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!
Nga të njëjtat tag-e
  • Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen!
  • Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni
  • “Mos mbyllni veshët para halleve të qytetarëve”/ Sheshi plot me protestues për 96 ditë, Rama u “kthehet” të tijve: Nuk mjaftojnë vetëm takimet, mbani shënime
  • “Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për “Pasqyrën e flamingove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!
  • “Kanë paga disa herë më të larta se ne”, Rama me tone të ashpra: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 10 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një…

• 11 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni

Revolta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 96 me kërkesë kryesore dhe të panegociueshme dorëheqjen…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Censurë e qeverisë? Denoncon Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj opozitës dhe mbështetësve të protestës

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka denoncuar atë që e cilëson si një valë sulmesh në rrjetet sociale…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by