Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)
Kronikë

Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)

• 28 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia Rrugore e Tiranës vijon me kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit. Gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur 5444 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen 13 shoferë, 10 prej tyre për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa patentë dhe për tre të tjerë që tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë.

Rrugorja bën me dije se janë bllokuar 18 automjete dhe kanë pezulluar edhe 13 leje qarkullimi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset e kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Read more:Siguria rrugore, 759 gjoba dhe 3 shoferë nën hetim në Korçë, parkimi dhe parakalimi i gabuar shkeljet më të përhapura

Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm, me pajisje teknologjike bashkëkohore dhe me shërbime të shtuara në terren, gjatë 48 orëve të fundit:

janë proceduar penalisht 10 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi;

janë proceduar penalisht 3 shtetas që tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për drejtim të automjeteve në efektin e alkoolit ose duke përdorur celularin;

janë bllokuar 18 automjete dhe janë tërhequr 13 leje qarkullimi;

Read more:Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova

janë vendosur 5444 masa administrative, për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore thekson sërish se mosrespektimi i shpejtësisë së lejuar në qarkullim, drejtimi i automjetit në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, përbëjnë rreziqe serioze për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Çdo rast i këtyre shkeljeve dhe i shkeljeve të normave të tjera të Kodit Rrugor, i konstatuar gjatë patrullimit dhe monitorimit me mjete inteligjente bashkëkohore, do të ndëshkohet administrativisht dhe penalisht, konform ligjeve në fuqi.

Read more:Vera e ‘adrenalinës’, policia 278 gjoba për shkelje në det! Drejtuesit e ‘jet ski’-ve afër pushuesve ndëshkohen me 100-500 mijë lekë

Gjithashtu, çdo tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësive, do të pasohet me procedim penal, si dhe me ndëshkim për shkeljen rrugore të kryer.

Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit.

Policia e Tiranës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimet e tyre, të cilat ndihmojnë në evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i fton të vijojnë të denoncojnë çdo rast që konstatojnë në këtë fushë, në numrin 112. Policia e Shtetit iu garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform parashikimeve ligjore.

Lexo edhe
Kronikë

U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardjan Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva kërkon në Apel shfuqizimin e dënimit me burg përjetë

Kronikë

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)

Tags: #akset rrugore #Aksidente #Automjete #Fokus #Gjoba #leje drejtimi #Policia #policia rrugore #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardjan Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva kërkon në Apel shfuqizimin e dënimit me burg përjetë
  • Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
  • Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO)
  • Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti
  • Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet
  • “Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm!
  • Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë
  • Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti 3 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale ‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO) 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardjan Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva kërkon në Apel shfuqizimin e dënimit me burg përjetë

Ruben Saraiva, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, kërkon rishikimin dhe…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Burime për Report Tv…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin