Plot 759 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore e Korçës gjatë një jave kontrollesh në të gjitha akset e qarkut, ndërsa 3 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.
Bilanci i kontrolleve tregon se parkimi i gabuar mbetet shkelja më e përhapur, me 274 raste të konstatuara, i ndjekur nga 127 parakalime të gabuara. Gjatë kontrolleve u ndëshkuan edhe 32 drejtues motomjetesh që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse.
Policia vendosi gjithashtu masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve në vijat e bardha.
Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut.




