Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, pranë Radhimës.
Siç shihet edhe në pamje, makina është djegur pothuajse plotësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Read more:Aksident në Fier/ Volkswagen del nga rruga, plagosen 3 persona! Shoferi në gjendje të rëndë (VIDEO)
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.




