Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)
Kronikë

Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

• 3 Shtator, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë. Mbi 15 roje private sigurie, shumica të armatosur, kanë zbarkuar te Hotel Regina Palm në pronësi të Bedinajt. Siç shihet edhe në pamjet që ka sjellë Report Tv, rojet private të ‘Security Sëat’ kanë mbërritur në hotelin e Bedinajt me të paktën 8 makina private të zeza. Ato parkojnë një nga një, para hotelit, ku shihet të zbresin disa persona, disa prej tyre me veshje kamuflazhi.

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke pretenduar se një grup personash të armatosur e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.

“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici,ndërsa mësohet se ka deklaruar se me grupin e armatosur ka mbërritur në hotelin e tij edhe Luan Muça, pronari i Delta Group dhe i “Deutsch Color”. Burime nga grupi hetimor thonë se para se Muça të zbarkonte te resorti i Bedinjat, mes dy biznesmenëve ka pasur një telefonatë. Bedinaj ka qenë i ulur në tavolinë, kur thotë se aty ka mbërritur Muça dhe më pas janë afruar edhe persona të tjerë. Mes palëve ka pasur edhe përplasje fizike, ku Bedinaj pretendon se është qëlluar me qytën e armës dhe ka pësuar lëndime në syrin e majtë dhe pas koke.

Me mbërritjen e policisë personat e armatosur janë larguar. Blutë kanë ndjekur njërën prej makinave, me tre persona brenda. Gjatë ndjekjes mjeti “Range Rover” është aksidentuar me 2 prej të dyshuarve që janë plagosur dhe janë transportuar në spital. Pas përplasjes, personi i tretë ka tentuar sërish t’i ikë policisë, por është kapur dhe është dërguar në komisariatin e policisë. Gjatë kontrolleve në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Pak më pas, ndalohet edhe vetë biznesmeni Muça, i shoqëruar nga një 33-vjeçar Mandrit Lleshaj, pronar i kompanisë së sigurisë “Swat Security”.

Policia ende nuk bën të ditur se cila është arsyeja e sherrit mes dy biznesmenëve, por në media raportohet se bëhet fjalë për një konflikt për pronësinë e një toke në Palasë, ku parashikohet të ndërtohet një resort. Bedinaj pretendon gjobëvënie, ndërsa mbrojtja e Luan Muça pretendon se klienti i tij kishte lënë një takim me Bedinajn për të sqaruar një mosmarrëveshje që lidhet me një investim në bregdetin e Jugut

Personat e armatosur rezultojnë roje private të ‘Swat Security’ në pronësi të Mandrit Lleshaj, një kompani private e kontraktuar nga Luan Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij. Dyshohet se disa prej makinave janë larguar në drejtim të Fierit, ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë.

Lajm në përditësim….

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:05

Gjobëvënie 5 mln euro Vasil Bedinajt? Mbrojtja e Luan Muçës: Nuk është e vërtetë, ra pre e dhunës! U takuan për pretendimet mbi ligjshmërinë e dokumenteve të një investimi në jug

Mbrojtja e biznesmenit Luan Muça jep një tjetër version të përplasjes me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj në Radhimë të Vlorës. Në një deklaratë të shpërndarë në disa media, e cila i atribuohet mbrojtjes së Luan Muçës, pretendohet se ai nuk i ka kërkuar 5 mln euro Vasil Bedinajt.

Sipas mbrojtjes, Muça kishte lënë një takim me Bedinajn për të sqaruar një mosmarrëveshje që lidhet me një investim në bregdetin e Jugut (që duket se i referohet konfliktit për pronësinë e një toke në Palasë ku do të ndërtohet resort, që është raportuar në disa media). Madje, mbrojtja pretendon se Muça është dhunuar me armë.

“Klienti im nuk vë gjoba, s’ka kërkuar asnjë para nga askush, por ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me z. Bedinaj. Sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”, ka deklaruar mbrojtja e Muçës në media.

Ky është versioni i palës së Luan Muçës për ngjarjen, ndërsa më herët Bedinaj ka deklaruar në polici se ishte kërcënuar nga një grup personash të armatosur, duke pretenduar se i ishin kërkuar 5 milionë euro ose të largohej nga Shqipëria. Policia ende nuk ka dhënë një version zyrtar se cili është shkaku i konfliktit mes dy biznesmenëve të njohur.

Ora 17:56

Përplasja mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës, mediat: Sherr për një pronë në Palasë?, ‘Delta’ investitor strategjik për ndërtimin e një resorti

Përplasja në Orikum mes dy biznesmenëve të njohur, Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, dyshohet se e ka zanafillën te një konflikt pronësie në Palasë. Ndërsa Bedinaj ka denoncuar në polici se është kërcënuar nga një grup personash të armatosur, mes të cilëve ndodhej edhe Muça, ende nuk ka një version zyrtar se çfarë e shkaktoi sherrin.

Sipas raportimeve në media, pas përplasjes mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt dyshohet se qëndron një konflikt pronësie në Palasë, ku parashikohet zhvillimi i një investimi turistik luksoz. Delta Group e Luan Muçës rezulton investitor strategjik për projektin në këtë zonë, ndërsa sipas mediave, pretendime mbi një pjesë të pronës ka edhe Vasil Bedinaj.

Mediat pretendojnë se Muça e ka blerë tokën fillimisht mbi bazën e një AMT-je dhe, pasi për të njëjtën sipërfaqe banorë të zonës kanë shfaqur pretendime pronësie, ka negociuar dhe e ka blerë pronën edhe prej tyre. Më pas, sipas raportimeve, edhe Bedinaj ka blerë një sipërfaqe pranë saj, ku një parcelë dyshohet se mbivendoset me pronën për të cilën pretendon Muça.

Pikërisht kjo mbivendosje pronësie dhe interesi për zhvillimin turistik të zonës pretendohet se ka sjellë përplasjen mes dy biznesmenëve. Megjithatë, shkaku i konfliktit nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia apo grupi hetimor dhe këto të dhëna janë raportuar vetëm në media.

Ora 17:25

Report Tv siguron fotot, ja momenti kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Bedinajt

1788449825_1788449801perplasjabrendanelokal.jpg

Report Tv ka siguruar foto të momentit kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Vasil Bedinajt. Në njërën prej fotove dallohet një 3 persona të ulur në tavolinë, ndërsa brenda ambienteve të resortit Regina Palm, futen persona të tjerë, ku njëri prej tyre mban edhe armën në dorë dhe dyshohet se rrethojnë Vasil Bedinajn.

Ora 16:58

Zbarkuan të armatosur te hoteli i Vasil Bedinajt, shoqërohet Luan Muça i Deltës dhe 4 të tjerë! Disa në kërkim

1788447567_luanmuca.jpeg

Policia ka shoqëruar pronarin e Deltës, Luan Muça pasi zbarkoi bashkë me një grup personash të armatosur në resortin e Vasil Beidnajt në Vlorë. Disa persona janë shpallur në kërkim.

Ora 16:38

Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës për sigurinë e çdo biznesi të tij

Mandrit Lleshaj është pronari i “SWAT Security”, rojet e sigurisë të armatosura të secilës shoqëruan ditën e sotme Luan Muçën, pronarin e ‘Deltës’ në hotelin ‘Regina’ në Vlorë të Vasil Bedinajt.

“SWAT Security” mbulon sigurinë në çdo aktivitet të Luan Muçës.

Në ekstraktin e kompanisë cilësohet se ofron shërbime për “Sigurimin e objekteve publike dhe private, në pronësi ose në përdorim të personave fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë. Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj. Instalimin e mjeteve dhe sistemeve të vëzhgimit audioviziv; instalimin, shitjen dhe përdorimin e mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; përdorimin e mjeteve dhe sistemeve të radiokomunikimit, pajisjeve dhe mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; si dhe përdorimin, shitjen dhe instalimin e mjeteve të kontrollit të aksesit. Furnizimin, instalimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të telekomunikacionit. Import-eksportin, me shumicë dhe pakicë, të mjeteve dhe pajisjeve të vëzhgimit, radiokomunikimit, fikjes së zjarrit, ndërlidhjes, pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe të pajisjeve të navigacionit.”

Ishin mbi 15 roje të armatosura që shoqëronin biznesmenin Muça, ndërsa sipas Bedinajt, i kanë kërkuar 5 milionë euro gjobë.

Lexo këtu ekstraktin e kompanisë

Ora 15:44

Pronari i ‘Delta’ në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur! Punonjës të një kompanie private sigurie

1788443216_luanmucavasilbedinaj.jpg

Luan Muça dhe Vasil Bedinaj

Biznesmeni Luan Muça është personi që dyshohet se është përfshirë në një konflikt me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj. Ky i fundit denoncoi sot se u kërcënua nga 10 persona të armatosur. Burime për Report Tv thonë se vetë Muça, pronari i delta Group dhe i “Deutsch Color”, ka qenë në ambientet e hotelit të Bedinajt në momentin kur ka ndodhur përplasja. Ndërkohë, personat e armatosur raportohet se kanë qenë punonjës të “SWAT Security”, një kompani private sigurie në pronësi të Madrit Lleshaj. Rezulton se kjo kompani është e kontraktuar nga Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.

Ora 15:31

Vasil Bedinaj denoncoi se u kërcënua, 8 makina mbërrijnë para hotelit të tij! Momenti kur zbresin mbi 15 persona (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet kur 8 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel Regina Palm në Vlorë, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar.

Siç shihet edhe në pamjet që ka sjellë Report Tv, rojet private të ‘Security Swat’ kanë mbërritur në hotelin e Bedinajt me të paktën 8 makina private të zeza. Ato parkojnë një nga një, para hotelit, ku shihet të zbresin disa persona, disa prej tyre me veshje kamuflazhi.

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke pretenduar se një grup personash të armatosur e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.

Ora 14:40

Pasi kërcënuan me armë Vasil Bedinajn, autorët ndiqen nga policia nëpër rrugët e Vlorës! VIDEO e ‘Range Rover’-it që përfundoi i përmbysur në rrugë (VIDEO)

Të paktën 10 persona të armatosur dyshohet se kërcënuan biznesmenin Vasil Bedinaj në një prej hoteleve të tij në Vlorë. Ai ka lajmëruar policinë duke deklaruar se autorët e armatosur i kanë kërkuar 5 mln euro. Menjëherë ata u larguan nga hoteli, por policia duke shkuar drejt vendit të ngjarjes ka pikasur në rrugë një mjet duke lëvizur me shpejtësi, së cilës iu vunë në ndjekje.

Në makinë u gjend një armë dhe 3 prej autorëve të dyshuar. Në përpjekje për t’i ikur Policisë, drejtuesi i Range Rover-it ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.

Disa persona kanë rrethuar makinën në përpjekje për të nxjerrë nga aty 3 autorët e dyshuar. Dy prej tyre kanë përfunduar në spital, ndërsa njëri është dërguar në komisariat.

“Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njoftoi Policia.

Lexo edhe
Kronikë

Audi A8 përfshihet nga flakët pranë Radhimës, makina digjet plotësisht

Kronikë

Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Audi A8 përfshihet nga flakët pranë Radhimës, makina digjet plotësisht
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 5 të ndaluar (VIDEO)
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 96 ditë revoltë/ Protestuesit sërish në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen 6 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Audi A8 përfshihet nga flakët pranë Radhimës, makina digjet plotësisht

Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, pranë Radhimës. Siç shihet edhe…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça raportohet të ketë ndodhur paraditen…

• 34 minuta më parë • 12 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça raportohet të ketë ndodhur paraditen…

• 34 minuta më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by