Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Evakuohen banorët! Problematike edhe vatrat në qarkun Dibër (VIDEO)
Kronikë

Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Evakuohen banorët! Problematike edhe vatrat në qarkun Dibër (VIDEO)

• 4 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një total prej 27 vatrash zjarri janë raportuar në të gjithë Shqipërinë deri në orën 20:00, ndërsa 17 prej tyre janë shuar, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 8 vijojnë aktive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse, krahas 170 forcave ushtarake dhe 3 automjeteve të Forcave të Armatosura. Helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në katër operacione, ndërsa vëmendja kryesore është përqendruar në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër.

Në Lezhë, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën e Kalivaçit, duke rrezikuar banesat. Për pasojë u dogjën 3 shtëpi të banuara dhe disa të pabanuara, ndërsa u bë evakuimi i banorëve. Në zonë pati edhe shpërthime, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që gjenden në Kalivaç. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Në terren ndodhen strukturat e emergjencave, shërbimet zjarrfikëse për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa gjatë pasdites u ndërhy edhe me dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, vizitoi zonën e prekur nga flakët, duke thënë se zjarri u përhap me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke u favorizuar edhe nga era e fortë. Ndreu shtoi se me ndërhyrjen nga toka dhe të 2 helikopterëve nga ajri, situata e flakëve në terren po përmirësohet.

Read more:Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

“Zjarri tani po vihet nën kontroll, megjithëse ka vatra dhe ne po i ndjekim. Tani po shpërndahen edhe të gjitha forcat këmbësore që do shkojnë në disa vatra ku helikopteri ka bërë punën e vet. Dy helikopterë. Dhe besoj se pas gjithë asaj që ka ndodhur, situata do të vihet nën kontroll. Shpresoj që të jemi në një situatë për përmirësuar orë pas ore. Zjarri është përhapur shumë shpejtë, ka pasur një përhapje rrufe. Zjarri ka hyrë në banesa dhe ka bërë dëme më të mëdha”, tha mes të tjerash Ndreu.

Në qarkun e Dibrës vijojnë operacionet në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, ndërsa në zonat e Matit është ofruar edhe mbështetje ajrore, pa raportime për rrezik ndaj zonave të banuara.

Në Dajtështë riaktivizuar një vatër zjarri, por pas angazhimit në terren të 60 forcave, aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Mnelë të Vogël në Vaun e Dejësintensiteti i zjarrit është ulur dhe rreziku për zonat e banuara është shmangur, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se vijon monitorimin dhe koordinimin e strukturave në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Read more:Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:37

Lezhë/ Zjarri në Kalivaç shkrumbon gjithçka, Report Tv siguron pamjet! Banori i zonës: Shtëpia ime 3 katëshe është djegur plotësisht, kisha 5 frigoriferë brenda (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamje nga pasojat e zjarrit në Kalivaç të Lezhës, ku u dogjën edhe disa banesa.

Nga pamjet duket se gjithçka është bërë shkrumb e hi, përfshi edhe banesa të zonës, 3 prej të cilave të banuara, por për fat të mirë nuk është raportuar për persona të lënduar nga flakët.

Zef Boci, njëri prej pronarëve të një banese të djegur, ka deklaruar se dëmi material në shtëpinë e tij 3 katëshe është shumë i madh. Ai tha se i kishte të gjitha plaçkat brenda, përfshi edhe 5 frigoriferë, të cilët janë djegur.

“Unë kam qenë në Lezhë. Unë quhet Zef Boci. Jam banor i këtij fshati. Kam ikur ka një muaj me shtëpi kam shkuar në Lezhë. Dëmi këtu është mjaft i madh, sepse unë s’pata tërheq asnjë mall që këtu. Vetëm frigorifera kam pesë. Shtëpia është djegur komplet, 3 kate. Absolutisht as gjënë më të vogël nuk arrita të shpëtoja dot. S’mund të afroheshe. Shpërthente eterniti. Gjithçka është shkrumbuar”, tha banori i zonës, Zef Boci.

Read more:Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri (VIDEO)

Ndërkohë një tjetër banor i zonës tha se arriti të nxirrte nga banesa e tij 3 bagëti, në mënyrë që të mos rrezikoheshin nga flakët, që kishin rrethuar lagjen. Ai tha se kishte vërejtje për punën e helikopterit në zonë, pasi sipas tij, nuk fokusohej të shuante zjarrin në zonën e banuar, por merrej me shuarjen e flakëve në toka bujqësore.

“Aty ka bërë dëme shumë, banesën ia ka prishur këtij. Unë arrita të kaloja andej, nxora edhe 3 bagëti. Kam vërejtje për atë helikopterin, kalonte këtu po nuk ndërhynte. Shkonte andej nga toka e thatë”, tha një tjetër banor i zonës.

Ora 19:17

Lezhë/ Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Pjerin Ndreu në terren: Flakët u përhapën me shpejtësi rrufe! Dëme të shumta në disa banesa, situata në përmirësim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vizituar nga afër zonat e prekura nga zjarri në Kalivaç, ku u dogjën edhe disa banesa.

Për mediat, Ndreu tha se zjarri ka pasur një përhapje të shpejtë, duke u favorizuar edhe nga era e fortë.

Read more:Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)

Më tej Ndreu theksoi se situata po përmirësohet, pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me 2 helikopterë.

“Ka një zjarr, siç e shikoni është një ndër zonat më të thella të Lezhës. Zjarri është përhapur menjëherë, ka pasur edhe erë. Ndërkohë që ne jemi përgatitur, forcat e emergjencave janë përgatitur. Helikopterët kanë ardhur, zjarri ka bërë punën e vet. Ka dëmtuar disa banesa. Jemi këtu te banesa e shtetasit Preng Boci, e cila është dëmtuar thuajse komplet. Kemi evidentuar edhe disa banesa të tjera. Kemi shkuar dhe i kemi parë aty. Por ajo që është pozitive për momentin është që nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është kryesorja. Zjarri tani po vihet nën kontroll, megjithëse ka vatra dhe ne po i ndjekim. Tani po shpërndahen edhe të gjitha forcat këmbësore që do shkojnë në disa vatra ku helikopteri ka bërë punën e vet. Dy helikopterë. Dhe besoj se pas gjithë asaj që ka ndodhur, situata do të vihet nën kontroll. Shpresoj që të jemi në një situatë për përmirësuar orë pas ore. Zjarri është përhapur shumë shpejtë, ka pasur një përhapje rrufe. Zjarri ka hyrë në banesa dhe ka bërë dëme më të mëdha”, tha mes të tjerash Ndreu.

Ora 16:12

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, digjen disa banesa! Raportohet edhe për shpërthime

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.

Read more:Zjarret/ Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër, në operacion rreth 220 forca! Vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë, pamje me dron (VIDEO)

Mësohet se janë disa banesa, të banuara dhe të pabanuara, të cilat janë djegur. Në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që gjenden në zonë.

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Dy helikopterë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse nga ajri për shuarjen e flakëve.

Lexo edhe
Kronikë

Kthyen 2 banesa në ‘shtëpi bari’ në fshatin Barbullush, arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër (EMRAT)

Kronikë

Bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë, protestuesit e arrestuar dalin sot para gjykatës (LISTA)

Tags: #Automjete #bagëti #Banesa #banese #Banorët #Diber #Lezhe #Tirane #zjarr #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kthyen 2 banesa në ‘shtëpi bari’ në fshatin Barbullush, arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër (EMRAT)
  • Bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë, protestuesit e arrestuar dalin sot para gjykatës (LISTA)
  • Celular në burgun e Fierit, ‘e pësojnë’ dy të paraburgosur! Pezullohen nga detyra 4 punonjës, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
  • Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
  • Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kthyen 2 banesa në ‘shtëpi bari’ në fshatin Barbullush, arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër (EMRAT)
  • 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi
  • VIDEO/ 35 ditë protestë në Divjakë, banorët vijojnë qëndresën kundër reformës territoriale: Do të ruajmë identitetin e bashkisë
  • Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)
  • “Janë tmerruar nga protesta, po përdorin sulme kibernetike” – Aktivisti: Mbyllja e 200 faqeve tregon panikun e Ramës! Qeveria e zhytur në censurë, kërkon të heshtë zërat kritikë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 26 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kthyen 2 banesa në ‘shtëpi bari’ në fshatin Barbullush, arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër (EMRAT)

Dy të rinj nga Shkodra kanë rënë në prangat e policisë për kultivim të bimëve narkotike. Arjon Beqiri…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë, protestuesit e arrestuar dalin sot para gjykatës (LISTA)

Protestuesit e arrestuar të martën dalin sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Celular në burgun e Fierit, ‘e pësojnë’ dy të paraburgosur! Pezullohen nga detyra 4 punonjës, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’

Dy të paraburgosur janë arrestuar me vendim gjykate, ndërsa ndaj katër punonjësve të Burgut të Fierit janë caktuar…

• 11 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by