Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)
Kronikë

Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)

• 3 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

4 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri, kurse 4 të tjera nga 27 të raportuara në total gjatë 24 orëve, janë nën monitorim.

Në Kalivaç të Lezhës, një zjarr i përmasave të mëdha po rrezikon zonën e banuar. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë në terren janë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Raportohet se zjarri ka djegur edhe disa shtëpi, të banuara dhe të pabanuara. Në zonë dëgjohen edhe shpërthime, të cilat mund të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që ndodhen në zonë. Dy helikopterë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse nga ajri për shuarjen e flakëve.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, vizitoi zonën e prekur nga flakët, duke thënë se zjarri u përhap me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke u favorizuar edhe nga era e fortë. Ndreu shtoi se me ndërhyrjen nga toka dhe të 2 helikopterëve nga ajri, situata e flakëve në terren po përmirësohet.

Read more:Mirditë/ U kap duke ndezur zjarr në fshatin Rraja e Valës, arrestohet piromani 62-vjeçar (EMRI+VIDEO)

“Zjarri tani po vihet nën kontroll, megjithëse ka vatra dhe ne po i ndjekim. Tani po shpërndahen edhe të gjitha forcat këmbësore që do shkojnë në disa vatra ku helikopteri ka bërë punën e vet. Dy helikopterë. Dhe besoj se pas gjithë asaj që ka ndodhur, situata do të vihet nën kontroll. Shpresoj që të jemi në një situatë për përmirësuar orë pas ore. Zjarri është përhapur shumë shpejtë, ka pasur një përhapje rrufe. Zjarri ka hyrë në banesa dhe ka bërë dëme më të mëdha”, tha mes të tjerash Ndreu.

Vatrat e tjera aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet nga 30 forca të FA; si dhe në Mallunxë, ku riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis.

Në Dajt–Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; sot operacioni vazhdon me mbështetjen e 30 forcave të FA.

Read more:“Demokracia nuk është tifozeri!”, Osman Stafa: Çdo qytetar duhet të kërkojë llogari për taksat dhe të drejtat e veta

Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:17

Lezhë/ Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Pjerin Ndreu në terren: Flakët u përhapën me shpejtësi rrufe! Dëme të shumta në disa banesa, situata në përmirësim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vizituar nga afër zonat e prekura nga zjarri në Kalivaç, ku u dogjën edhe disa banesa.

Për mediat, Ndreu tha se zjarri ka pasur një përhapje të shpejtë, duke u favorizuar edhe nga era e fortë.

Read more:Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri

Më tej Ndreu theksoi se situata po përmirësohet, pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me 2 helikopterë.

“Ka një zjarr, siç e shikoni është një ndër zonat më të thella të Lezhës. Zjarri është përhapur menjëherë, ka pasur edhe erë. Ndërkohë që ne jemi përgatitur, forcat e emergjencave janë përgatitur. Helikopterët kanë ardhur, zjarri ka bërë punën e vet. Ka dëmtuar disa banesa. Jemi këtu te banesa e shtetasit Preng Boci, e cila është dëmtuar thuajse komplet. Kemi evidentuar edhe disa banesa të tjera. Kemi shkuar dhe i kemi parë aty. Por ajo që është pozitive për momentin është që nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është kryesorja. Zjarri tani po vihet nën kontroll, megjithëse ka vatra dhe ne po i ndjekim. Tani po shpërndahen edhe të gjitha forcat këmbësore që do shkojnë në disa vatra ku helikopteri ka bërë punën e vet. Dy helikopterë. Dhe besoj se pas gjithë asaj që ka ndodhur, situata do të vihet nën kontroll. Shpresoj që të jemi në një situatë për përmirësuar orë pas ore. Zjarri është përhapur shumë shpejtë, ka pasur një përhapje rrufe. Zjarri ka hyrë në banesa dhe ka bërë dëme më të mëdha”, tha mes të tjerash Ndreu.

Read more:Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)

Ora 16:12

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, digjen disa banesa! Raportohet edhe për shpërthime

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.

Mësohet se janë disa banesa, të banuara dhe të pabanuara, të cilat janë djegur. Në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që gjenden në zonë.

Read more:Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Dy helikopterë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse nga ajri për shuarjen e flakëve.

Lexo edhe
Kronikë

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

Kronikë

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

Tags: #Banesa #Bulqize #dajt #Diber #helikopter #Helikopteri #jetë #Lezhe #Tirane #zjarr #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
  • Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)
  • Përfshihet nga flakët një anije në portin e Shëngjinit
  • Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zërat kritikë u bllokuan në Instagram, Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!
  • “Janë tmerruar nga protesta, po përdorin sulme kibernetike” – Aktivisti: Mbyllja e 200 faqeve tregon panikun e Ramës! Qeveria e zhytur në censurë, kërkon të heshtë zërat kritikë
  • Përfshihet nga flakët një anije në portin e Shëngjinit
  • Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Në Kalivaç të Lezhës rrezikohen banesat! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, ende problematike situata në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)
  • Në zemër të Alpeve, momenti kur forcat e armatosura shpëtojnë turistin e plagosur me helikopterin Black Hawk (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 7 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë 96 ditë revoltë/ Protestuesit sërish në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen 6 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Sherr mes dy shoferësh furgonash në Kavajë, njëri goditet me levë në kokë (VIDEO) 6 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça ka ndodhur paraditen e sotme…

• 20 minuta më parë • 20 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça ka ndodhur paraditen e sotme…

• 20 minuta më parë • 20 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça raportohet të ketë ndodhur paraditen…

• 1 orë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by