Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku: Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror. Rama përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë
Politikë

Tabaku: Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror. Rama përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

• 7 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se, gjatë tri ditëve të fundit, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm gjysmë të vërteta, ndërsa është shmangur, sipas saj, e vërteta kryesore: institucionet shtetërore kanë dhënë dy leje të ndryshme, për dy persona, mbi të njëjtën pronë.

“Përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme: një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës, për të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ngriti pyetjen se si kanë mundur institucionet të përfundojnë dy procedura të plota për dhënien e lejeve të ndërtimit mbi të njëjtën pronë. Sipas saj, përgjegjësia nis nga hipoteka dhe shkon deri në nivelet më të larta të qeverisë.

Read more:BIRN: “Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Tabaku e cilësoi vendimin për ta shpronësuar pronën dhe për ta kthyer zonën në ullishte si një përpjekje për të shmangur zbardhjen e përgjegjësive administrative.

“Nuk ka asnjë ullishte që mund t’ia lajë duart qeverisë nga korrupsioni i kryer në këtë rast, nga hipoteka deri më lart, në Kryeministri”, theksoi ajo.

Duke u ndalur te problematika e pronave në Shqipëri, Tabaku deklaroi se qytetarët presin prej vitesh dhe paguajnë miliona lekë në taksa e ryshfete për të regjistruar pronën e tyre, ndërsa sistemi shtetëror vijon të prodhojë pasiguri dhe konflikte.

Read more:LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës

Sipas saj, rasti i Vlorës është një shembull i qartë i kaosit me pronësinë dhe i dështimit të institucioneve për të garantuar siguri juridike.

“Dëgjojmë vetëm retorikë dhe propagandë, pa u kryer një hetim administrativ, pa u identifikuar përgjegjësit dhe pa u nxjerrë ata përpara përgjegjësisë. Nuk mund të kemi shtet ligjor pa respektuar pronën”, përfundoi Tabaku.

Postimi i deputetes së PD Jorida Tabaku

Tre ditë pas konfliktit në Vlorë, ka vetëm një gjë të qartë: përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme — një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës — mbi të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm.

Read more:“Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Si është e mundur që të zhvillohet një proces i plotë për dhënien e lejeve të ndërtimit për dy persona të ndryshëm, mbi të njëjtën pronë?

Nuk ka, pra, asnjë ullishte që mund t’ia lajë duart qeverisë nga korrupsioni i kryer në këtë rast, nga hipoteka deri më lart, në Kryeministri.

E gjithë kjo ndodh ndërkohë që shqiptarët presin me vite dhe paguajnë miliona lekë në taksa dhe ryshfete për të regjistruar pronën e tyre. Imagjinoni sa më e vështirë bëhet situata kur prona është blerë apo kaluar përmes një transaksioni tjetër.

Read more:““BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar”/ Ish-ministrja e PS kritika qeverisë: Po institucionet që duhet të zgjidhin hallet e qytetarëve, ku janë?

Ajo që ka ndodhur në Vlorë është një shembull shumë i qartë i kaosit me pronën. Ndërkohë, dëgjojmë retorikë dhe propagandë, pa u kryer një hetim administrativ, pa u identifikuar përgjegjësit dhe pa u nxjerrë ata përpara përgjegjësisë.

Tani na thuhet se do të shpronësohen pronarët dhe prona do të kthehet në ullishte. Por kë do të shpronësojnë? Apo do t’i shpronësojnë të dy, ashtu siç u dhanë të dyve leje ndërtimi për të njëjtën tokë?

Nuk mund të kemi një shtet ligjor pa respektuar pronën.

Lexo edhe
Politikë

Bardhi, Tabaku e Noka takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

Politikë

“SHBA-të tepër e interesuar për çfarë ndodh në Shqipëri”/ Këshilltari strategjik amerikan përcjell mesazhin e kongresmenit amerikan: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Tags: #Edi Rama #Investim #Jorida Tabaku #Kryesore #ndërtimi #Prona #qeveria #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bardhi, Tabaku e Noka takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve
  • “SHBA-të tepër e interesuar për çfarë ndodh në Shqipëri”/ Këshilltari strategjik amerikan përcjell mesazhin e kongresmenit amerikan: Zoti e bekoftë Shqipërinë
  • “Aktivistët e protestës, jo pjesë e qeverisë tranzitore!”, Silvana Xhaferri: PS po shpërbëhet, duhet të ribëjmë Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor
  • Nga mosbindja civile te ‘përshëndetjet’ me veze të qytetarëve në takim me deputetët në rrethe, aktivistja: Kërkesë e panegociueshme, dorëheqja e Ramës, s’bëri dot shtet!
  • “Pakënaqësia është rritur”/ Këshilltari strategjik për protestat në Tiranë: Jam i impresionuar nga tubimet, njerëzit duan dinjitet
Nga të njëjtat tag-e
  • Bardhi, Tabaku e Noka takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve
  • Nga mosbindja civile te ‘përshëndetjet’ me veze të qytetarëve në takim me deputetët në rrethe, aktivistja: Kërkesë e panegociueshme, dorëheqja e Ramës, s’bëri dot shtet!
  • “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë: Shteti Bektashi? Komuniteti ndërkombëtar do mbështesë vendimin që do merret
  • Zjarri ‘pushton’ varret në Ungrej të Lezhës/ Gjekmarkaj: Rreziku ka mbërritur pranë shtëpive, kërkohet ndërhyrje urgjente
  • Dimal/ Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fusha, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 7 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës 4 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 99 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi! 4 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi 4 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Bardhi, Tabaku e Noka takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së bashku me kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe…

• 21 sekonda më parë • 3 min lexim
Politikë

“SHBA-të tepër e interesuar për çfarë ndodh në Shqipëri”/ Këshilltari strategjik amerikan përcjell mesazhin e kongresmenit amerikan: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Këshilltari strategjik amerikan Mark J. Finlay, ka folur për rolin dhe interesin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri…

• 22 sekonda më parë • 3 min lexim
Politikë

“Aktivistët e protestës, jo pjesë e qeverisë tranzitore!”, Silvana Xhaferri: PS po shpërbëhet, duhet të ribëjmë Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike, Silvana Xhaferri Hoxha, ka deklaruar se protestat dhe zhvillimet politike në vend…

• 31 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by