Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku: Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror. Rama përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë
Politikë

Tabaku: Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror. Rama përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

• 7 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se, gjatë tri ditëve të fundit, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm gjysmë të vërteta, ndërsa është shmangur, sipas saj, e vërteta kryesore: institucionet shtetërore kanë dhënë dy leje të ndryshme, për dy persona, mbi të njëjtën pronë.

“Përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme: një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës, për të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ngriti pyetjen se si kanë mundur institucionet të përfundojnë dy procedura të plota për dhënien e lejeve të ndërtimit mbi të njëjtën pronë. Sipas saj, përgjegjësia nis nga hipoteka dhe shkon deri në nivelet më të larta të qeverisë.

Read more:BIRN: “Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Tabaku e cilësoi vendimin për ta shpronësuar pronën dhe për ta kthyer zonën në ullishte si një përpjekje për të shmangur zbardhjen e përgjegjësive administrative.

“Nuk ka asnjë ullishte që mund t’ia lajë duart qeverisë nga korrupsioni i kryer në këtë rast, nga hipoteka deri më lart, në Kryeministri”, theksoi ajo.

Duke u ndalur te problematika e pronave në Shqipëri, Tabaku deklaroi se qytetarët presin prej vitesh dhe paguajnë miliona lekë në taksa e ryshfete për të regjistruar pronën e tyre, ndërsa sistemi shtetëror vijon të prodhojë pasiguri dhe konflikte.

Read more:LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës

Sipas saj, rasti i Vlorës është një shembull i qartë i kaosit me pronësinë dhe i dështimit të institucioneve për të garantuar siguri juridike.

“Dëgjojmë vetëm retorikë dhe propagandë, pa u kryer një hetim administrativ, pa u identifikuar përgjegjësit dhe pa u nxjerrë ata përpara përgjegjësisë. Nuk mund të kemi shtet ligjor pa respektuar pronën”, përfundoi Tabaku.

Postimi i deputetes së PD Jorida Tabaku

Tre ditë pas konfliktit në Vlorë, ka vetëm një gjë të qartë: përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme — një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës — mbi të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm.

Read more:“Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Si është e mundur që të zhvillohet një proces i plotë për dhënien e lejeve të ndërtimit për dy persona të ndryshëm, mbi të njëjtën pronë?

Nuk ka, pra, asnjë ullishte që mund t’ia lajë duart qeverisë nga korrupsioni i kryer në këtë rast, nga hipoteka deri më lart, në Kryeministri.

E gjithë kjo ndodh ndërkohë që shqiptarët presin me vite dhe paguajnë miliona lekë në taksa dhe ryshfete për të regjistruar pronën e tyre. Imagjinoni sa më e vështirë bëhet situata kur prona është blerë apo kaluar përmes një transaksioni tjetër.

Read more:““BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar”/ Ish-ministrja e PS kritika qeverisë: Po institucionet që duhet të zgjidhin hallet e qytetarëve, ku janë?

Ajo që ka ndodhur në Vlorë është një shembull shumë i qartë i kaosit me pronën. Ndërkohë, dëgjojmë retorikë dhe propagandë, pa u kryer një hetim administrativ, pa u identifikuar përgjegjësit dhe pa u nxjerrë ata përpara përgjegjësisë.

Tani na thuhet se do të shpronësohen pronarët dhe prona do të kthehet në ullishte. Por kë do të shpronësojnë? Apo do t’i shpronësojnë të dy, ashtu siç u dhanë të dyve leje ndërtimi për të njëjtën tokë?

Nuk mund të kemi një shtet ligjor pa respektuar pronën.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Edi Rama #Investim #Jorida Tabaku #Kryesore #ndërtimi #Prona #qeveria #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin