Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga mosbindja civile te ‘përshëndetjet’ me veze të qytetarëve në takim me deputetët në rrethe, aktivistja: Kërkesë e panegociueshme, dorëheqja e Ramës, s’bëri dot shtet!
Politikë

Nga mosbindja civile te ‘përshëndetjet’ me veze të qytetarëve në takim me deputetët në rrethe, aktivistja: Kërkesë e panegociueshme, dorëheqja e Ramës, s’bëri dot shtet!

• 7 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike, Silvana Xhaferri Hoxha, ka komentuar protestat masive që prej 100 ditësh po zhvillohen në vend, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. E ftuar në News24, Hoxha e cilësoi protestën si një lëvizje të jashtëzakonshme qytetare, ku janë bashkuar grupe të ndryshme të shoqërisë, nga të rinjtë dhe aktivistët për mbrojtjen e natyrës, te nënat me fëmijë dhe profesionistët.

“Kjo është një protestë e jashtëzakonshme. Aty ke aktivistë nga më të ndryshmit, nga rinia, aktivistë të mbrojtjes së natyrës, nëna me fëmijë. Të gjithë sjellin sugjerimet e tyre. Këta persona kanë qenë kaq të lodhur, pasi kishin shumë problematika”, tha ajo. Sipas Hoxhës, mënyra se si qytetarët po reagojnë përbën një formë të qartë të mosbindjes civile, ndërsa qasja e qeverisë ndaj protestuesve dhe opozitës ka ndikuar në përshkallëzimin e pakënaqësisë. “Populli reflekton këtë mosbindje civile, madje edhe qasjen e qeverisë ndaj shqiptarëve dhe opozitës. Tërësia e gjërave që kanë ndodhur ka ndryshuar. Kemi ndryshimin e PS-së ndaj protestës”, u shpreh aktivistja.

Duke folur për qeverisjen e Ramës, Hoxha deklaroi se një prej premtimeve kryesore që solli mbështetjen për të në fillim ishte ndërtimi i shtetit dhe forcimi i administratës, por sipas saj kjo nuk u realizua. “Rama nuk arriti të bëjë shtet. Kjo ishte një nga gjërat që mori votat kur kandidoi. U shkatërrua edhe pak ajo administratë që ishte ndërtuar. Rama reagon me ironi dhe po prish gjithçka”, tha ajo.

Read more:LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës

Hoxha kritikoi gjithashtu mënyrën se si deputetët po komunikojnë me qytetarët, duke e cilësuar si të domosdoshme praninë e tyre në zonat elektorale. “Parimi që deputetët të shkojnë në zonat e tyre dhe të dëgjojnë popullin, kjo është gjë elementare. Pra, kjo është farsë, hipokrizi e hapur”, deklaroi ajo.

Aktivistja tha se protesta është edhe një mundësi që qytetarët të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj përfaqësuesve politikë në zonat ku ata marrin votat.

Read more:“Shqipëria trajtohet si pronë private e një personi” – Kim Mehmeti në News24: Si e duron ky popull këtë diktaturë? “Piktori” ia dorëzoi vendin “aleancës së qelbësirave”

“Për ne që jemi në protestë, është mundësi që qytetarët, që nuk kanë mundësi të gjuajnë deputetin me vezë në Kuvend, mund ta bëjnë në zonën e vet”, u shpreh Hoxha.

Ajo theksoi se ndjen një “detyrim të dyfishtë” për të mbështetur të rinjtë dhe protestën, duke iu referuar edhe mbështetjes që brezi i prindërve u dha të rinjve gjatë viteve ’90.

Read more:FOTOLAJM/ “Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, mesazhet nëpërmjet pankartave në ditën e 96 të revoltës qytetare

“Ndjej detyrim të dyfishtë, pasi prindërit tanë na kanë mbështetur ne në vitet ’90. E kam detyrim të dyfishtë, ndaj duhet të mbështesim rininë”, tha ajo. Hoxha pretendoi gjithashtu se intelektualë dhe profesionistë që janë shfaqur në protestë janë përballur me presione, kërcënime apo edhe largime nga puna.

“Intelektualë, profesionistë, nëse do të shihen në shesh, kanë marrë kërcënime dhe janë pushuar nga puna”, deklaroi aktivistja. Sipas saj, protesta nuk zhvillohet për interesa personale, por për ndërtimin e një shteti funksional. “Po protestojmë për shtetin, që të kemi një shtet siç duhet. Këto problematika nuk janë personale, por janë për shkak të protestës”, tha Hoxha, duke shtuar se presioni ndaj protestuesve, sipas saj, vetëm sa e forcon më tej lëvizjen.

Read more:Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së

Në fund, Hoxha tha se protestuesit presin dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, ndërsa theksoi se, nëse kërkohet një rezultat i ndryshëm, nuk mund të pritet që protesta të ndjekë të njëjtën formë pafundësisht. “Ne presim dorëheqjen e kryeministrit, qeverisë. Që të arrish këtë, nuk mund të presësh të njëjtin rezultat. Kjo protestë nuk është e dhunshme. Duke qenë jo e dhunshme, është mosbindje civile. Një prej formave, përveç prezencës fizike dhe presionit ndaj deputetëve, politikanëve dhe biznesmenëve, mosbindja civile do të duhet të shkojë te faza tjetër”, përfundoi ajo.

Lexo edhe
Politikë

Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit

Politikë

101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot para Kuvendit, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Detyrim #Edi Rama #Femije #Kryesore #kuvend #ndërtimi #Nëna #Prindërit #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit
  • 101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot para Kuvendit, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!
  • “Do të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. U zhdukën mbi 3 mln euro verë”, Ahmetaj kritika të ashpra për Ramën për kopshtin e Edenit: Mori peshq të kuq nga Japonia
  • Denoncimi i Ahmetajt: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Urdhëroi edhe procedurë të përshpejtuar
  • Ahmetaj plas bombën: Belinda Balluku emëron ministra. E kërcënon Ramën, nëse ia prek të vetët. E masakruan ish-ministrin e Shëndetësisë…
Nga të njëjtat tag-e
  • Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit
  • 101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot para Kuvendit, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!
  • Bebushi Marios peshon mbi 5.1 kg dhe erdhi në jetë me lindje natyrale, surpriza e bukur në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’
  • “Do të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. U zhdukën mbi 3 mln euro verë”, Ahmetaj kritika të ashpra për Ramën për kopshtin e Edenit: Mori peshq të kuq nga Japonia
  • Ahmetaj plas bombën: Belinda Balluku emëron ministra. E kërcënon Ramën, nëse ia prek të vetët. E masakruan ish-ministrin e Shëndetësisë…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetari në protestën e 100-të: Rama është “kryehajduti i shqiptarëve”, nuk mund të qëndrojë në pushtet, s’ka përmbushur asnjë premtim! 4 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit

Përfundojnë pushimet dhe sot deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot para Kuvendit, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!

Vijon edhe sot protesta e qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës, pas tubimit të…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Do të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. U zhdukën mbi 3 mln euro verë”, Ahmetaj kritika të ashpra për Ramën për kopshtin e Edenit: Mori peshq të kuq nga Japonia

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by