Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga mosbindja civile te ‘përshëndetjet’ me veze të qytetarëve në takim me deputetët në rrethe, aktivistja: Kërkesë e panegociueshme, dorëheqja e Ramës, s’bëri dot shtet!
Politikë

Nga mosbindja civile te ‘përshëndetjet’ me veze të qytetarëve në takim me deputetët në rrethe, aktivistja: Kërkesë e panegociueshme, dorëheqja e Ramës, s’bëri dot shtet!

• 7 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike, Silvana Xhaferri Hoxha, ka komentuar protestat masive që prej 100 ditësh po zhvillohen në vend, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. E ftuar në News24, Hoxha e cilësoi protestën si një lëvizje të jashtëzakonshme qytetare, ku janë bashkuar grupe të ndryshme të shoqërisë, nga të rinjtë dhe aktivistët për mbrojtjen e natyrës, te nënat me fëmijë dhe profesionistët.

“Kjo është një protestë e jashtëzakonshme. Aty ke aktivistë nga më të ndryshmit, nga rinia, aktivistë të mbrojtjes së natyrës, nëna me fëmijë. Të gjithë sjellin sugjerimet e tyre. Këta persona kanë qenë kaq të lodhur, pasi kishin shumë problematika”, tha ajo. Sipas Hoxhës, mënyra se si qytetarët po reagojnë përbën një formë të qartë të mosbindjes civile, ndërsa qasja e qeverisë ndaj protestuesve dhe opozitës ka ndikuar në përshkallëzimin e pakënaqësisë. “Populli reflekton këtë mosbindje civile, madje edhe qasjen e qeverisë ndaj shqiptarëve dhe opozitës. Tërësia e gjërave që kanë ndodhur ka ndryshuar. Kemi ndryshimin e PS-së ndaj protestës”, u shpreh aktivistja.

Duke folur për qeverisjen e Ramës, Hoxha deklaroi se një prej premtimeve kryesore që solli mbështetjen për të në fillim ishte ndërtimi i shtetit dhe forcimi i administratës, por sipas saj kjo nuk u realizua. “Rama nuk arriti të bëjë shtet. Kjo ishte një nga gjërat që mori votat kur kandidoi. U shkatërrua edhe pak ajo administratë që ishte ndërtuar. Rama reagon me ironi dhe po prish gjithçka”, tha ajo.

Read more:LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës

Hoxha kritikoi gjithashtu mënyrën se si deputetët po komunikojnë me qytetarët, duke e cilësuar si të domosdoshme praninë e tyre në zonat elektorale. “Parimi që deputetët të shkojnë në zonat e tyre dhe të dëgjojnë popullin, kjo është gjë elementare. Pra, kjo është farsë, hipokrizi e hapur”, deklaroi ajo.

Aktivistja tha se protesta është edhe një mundësi që qytetarët të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj përfaqësuesve politikë në zonat ku ata marrin votat.

Read more:“Shqipëria trajtohet si pronë private e një personi” – Kim Mehmeti në News24: Si e duron ky popull këtë diktaturë? “Piktori” ia dorëzoi vendin “aleancës së qelbësirave”

“Për ne që jemi në protestë, është mundësi që qytetarët, që nuk kanë mundësi të gjuajnë deputetin me vezë në Kuvend, mund ta bëjnë në zonën e vet”, u shpreh Hoxha.

Ajo theksoi se ndjen një “detyrim të dyfishtë” për të mbështetur të rinjtë dhe protestën, duke iu referuar edhe mbështetjes që brezi i prindërve u dha të rinjve gjatë viteve ’90.

Read more:FOTOLAJM/ “Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, mesazhet nëpërmjet pankartave në ditën e 96 të revoltës qytetare

“Ndjej detyrim të dyfishtë, pasi prindërit tanë na kanë mbështetur ne në vitet ’90. E kam detyrim të dyfishtë, ndaj duhet të mbështesim rininë”, tha ajo. Hoxha pretendoi gjithashtu se intelektualë dhe profesionistë që janë shfaqur në protestë janë përballur me presione, kërcënime apo edhe largime nga puna.

“Intelektualë, profesionistë, nëse do të shihen në shesh, kanë marrë kërcënime dhe janë pushuar nga puna”, deklaroi aktivistja. Sipas saj, protesta nuk zhvillohet për interesa personale, por për ndërtimin e një shteti funksional. “Po protestojmë për shtetin, që të kemi një shtet siç duhet. Këto problematika nuk janë personale, por janë për shkak të protestës”, tha Hoxha, duke shtuar se presioni ndaj protestuesve, sipas saj, vetëm sa e forcon më tej lëvizjen.

Read more:Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së

Në fund, Hoxha tha se protestuesit presin dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, ndërsa theksoi se, nëse kërkohet një rezultat i ndryshëm, nuk mund të pritet që protesta të ndjekë të njëjtën formë pafundësisht. “Ne presim dorëheqjen e kryeministrit, qeverisë. Që të arrish këtë, nuk mund të presësh të njëjtin rezultat. Kjo protestë nuk është e dhunshme. Duke qenë jo e dhunshme, është mosbindje civile. Një prej formave, përveç prezencës fizike dhe presionit ndaj deputetëve, politikanëve dhe biznesmenëve, mosbindja civile do të duhet të shkojë te faza tjetër”, përfundoi ajo.

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #Detyrim #Edi Rama #Femije #Kryesore #kuvend #ndërtimi #Nëna #Prindërit #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin