Këtë të hënë mbahet protesta e 100-të para kryeministrisë, me synimin e vetëm largimin e qeverisë Rama. Një protestues bëri thirrje që të gjithë studentët të dalin në shesh, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.
“100 ditë jemi këtu, kemi treguar që ky popull nuk e pranon të shtypet. Kemi treguar vendosmëri. Duhet të dalim të gjithë në shesh, duam një të ardhme në Shqipëri. Duam të ardhmen në vendin tonë.
Duhet t’i tregojmë këtij që nuk e duam më. Duam një të ardhme ku të jetojmë me dinjitet.
Unë u bëj thirrje studentëve që të dalin në shesh, kjo është vjeshta jonë”, tha ai.




