Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 100 ditë revoltë në Shqipëri, DW: Protestuesit nuk heqin dorë, bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ramës!
Politikë

100 ditë revoltë në Shqipëri, DW: Protestuesit nuk heqin dorë, bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ramës!

• 8 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Demonstratat e përditshme në Shqipëri kundër një resorti luksoz të planifikuar në lagunën e Nartës mund të mos jenë më aq të fuqishme sa në fillim. Megjithatë, mbrojtësit e mjedisit nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Kundërshtarët e një projekti luksoz ndërtimor në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kanë protestuar për të 100-ën ditë radhazi në qendër të Tiranës.

Që prej 31 majit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka mbledhur qindra mijëra protestues. Gjatë më shumë se dy muajve Shqipëria ka njohur protestën më jetëgjatë në histori, në atë që njihet si “Revolucioni i Flamingove”.

Read more:Revolta në ditën e 100-të! Me flamuj kombëtarë, qytetarët nisen nga Sheshi Skënderbej para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit të kapur dorë për dore rrethuan mbrëmjen e së hënës (07.09.2026) kryeministrinë e më pas vijuan marshimin në qytet.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Shqipëria nuk është për shitje!” dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e mbështet projektin.

Read more:Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Qeveri antikombëtare, Rama jep dorëheqjen

Çfarë është arritur në 100 ditë protestë?
Ajo që fillimisht nisi si një prostestë kundër projektit në Zvërnec të lidhur me dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, më pas u shndërrua në një revoltë kundër qeverisë dhe opozitës, duke shprehur hapur kërkesa të qarta, më kryesorja dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Një ndër aktivistet e protestës beson se është arritur shumë: “E para shqiptarët kanë thyer frikën dhe e ka kuptuar që qeveria nuk do duhet t’i dëgjoj vetëm ditën e votimeve, por duhet t’i dëgjojë gjithmonë. E dyta besoj qe kemi treguar që qeveria shqiptare nuk është ajo që mundohet të prezantohet në media shqiptare dhe ndërkombëtare”.

Rrezikohen zonat e shumimit të flamingove
Vala e protestave drejtohet kundër planit për ndërtimin në pjesë të lagunës së Nartës, në deltën e lumit Vjosa, nga investitorë amerikanë. Rolin kryesor e ka një kompani e Jared Kushner-it, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Në gjirin e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit parashikohet të ndërtohen hotele luksoze, komplekse vilash dhe objekte argëtimi.

Read more:Gjiganti britanik i makinave shkurton 4,000 vende pune, rreth 10% të fuqisë punëtore globale

Ambientalistët druajnë se ky projekt mund të dëmtojë në mënyrë të qëndrueshme ekosistemin e ndjeshëm të deltës së Vjosës në brigjet e Adriatikut. Kjo zonë përfshin vende pushimi dhe shumimi për flamingot, çafkat dhe shumë lloje të tjera shpendësh. Duke qenë se shumë protestues sjellin vazhdimisht figura flamingosh të punuara prej kartoni, lëvizja ka marrë në media emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Reagimi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj protestës
Edhe pse fillimisht kryeministri Edi Rama i akuzoi protestuesit si të ndikuar nga vendet e huaja jo mike të Shqipërisë, më pas i akuzoi se po dëmtonin imazhin e Shqipërisë, por në fund Rama u detyrua të pranonte se disa shqetësime nga bulevardi ishin të drejta.

Read more:“Censura nuk na ndal”, Shehaj: Rrjetet sociale po shkërmoqin pushtetin e Edi Ramës!

Si kundërpërgjigje, ai prezantoi “Besën” dhe “Praninë besnike”, si dy platforma që sipas tij do ta ndihmojnë qeverisjen të përmirësohet dhe mazhorancën që të jetë më pranë qytetarëve.

“Qëndresa nuk matet me numra, por me rezistencë”
Ndërsa në fillim të protestave merrnin pjesë mijëra, madje ndonjëherë edhe dhjetëra mijëra njerëz, të hënën në demonstratë morën pjesë sipas vlerësimeve disa qindra deri në një mijë persona, siç u pa në një transmetim video. “Qëndresa nuk matet me numra, por me rezistencë”, u tha njëri nga folësit protestuesve./DW

Lexo edhe
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Tags: #Brigjet #Donald Trump #Edi Rama #Flamingot #Jared Kushner #jetë #kompani #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
Nga të njëjtat tag-e
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 2 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 2 lexime · 43 minuta më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin