Protesta qytetare vijon në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë intensifikuar thirrjet kundër klasës politike shqiptare.
“Rama në burg, Berisha në burg!” është një prej sloganeve të brohoritura nga qytetarët gjatë tubimit.
Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj politikës shqiptare, duke kërkuar ndryshime dhe duke kundërshtuar figurat kryesore të politikës.
Thirrjet janë shoqëruar edhe me slogane të tjera kundër qeverisë dhe opozitës, ndërsa protesta vijon në ditën e saj të 101.




