Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tensionet dhe shoqërimet në protestën e djeshme, Demorkatët Europianë: Nën drejtimin e Ramës, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve demokratike
Politikë

Tensionet dhe shoqërimet në protestën e djeshme, Demorkatët Europianë: Nën drejtimin e Ramës, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve demokratike

• 9 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, e cila vijon prej 102 ditësh radhazi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demokratët Europianë shprehen të shqetësuar për tensionet e krijuara gjatë protestës, shoqërimet e qytetarëve dhe mënyrën e ndërhyrjes së policisë.

Sipas tyre, pamjet e publikuara nga protesta ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e standardeve demokratike dhe liritë themelore në Shqipëri.

“Dje, ndërsa protestat në Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, imazhet që na arritën u bënë thellësisht shqetësuese. Ndalimet u rritën, reagimi i policisë dukej në mënyrë disproporcionale i ashpër dhe njerëz pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pyetje serioze nëse ata ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë llogaridhënieje”, thuhet në reagim.

Read more:Zërat kritikë u bllokuan në Instagram, Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

Demokratët Europianë ngrenë shqetësime edhe për bllokimin dhe kufizimin e llogarive në mediat sociale të lidhura me protestat gjatë javës së kaluar, duke e konsideruar këtë një çështje që prek lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

“Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit të llogarive në mediat sociale të lidhura me protestat javën e kaluar, një shqetësim i mëtejshëm për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion”, vijon deklarata.

Read more:“Përtej oqeanit”/ Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët (VIDEO)

Në reagimin e tyre, Demokratët Europianë e lidhin situatën me standardet demokratike dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë sundimin e ligjit, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën e mospajtimit, të protestës dhe të fjalës së lirë”, përfundon reagimi.

Lexo edhe
Politikë

“Arrestoni Ramën!”/ 102 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë

Politikë

“Shqipëria në provë serioze të standardeve demokratike”/ Tensionet në protestë, Rama u kthehet demokratëve europianë: Dembelë me politika të ngushta

Tags: #Bashkimin evropian #Demokratët #Mediat #Mediat sociale #Protesta #Reagim #Rrjetet sociale #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Arrestoni Ramën!”/ 102 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë
  • “Shqipëria në provë serioze të standardeve demokratike”/ Tensionet në protestë, Rama u kthehet demokratëve europianë: Dembelë me politika të ngushta
  • Pas 100 ditësh protesta, BIRN: “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes
  • Mbledhje me dyer të mbyllura te “Vila e Kuqe”, Rama thërret takim me drejtuesit politikë
  • “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria në provë serioze të standardeve demokratike”/ Tensionet në protestë, Rama u kthehet demokratëve europianë: Dembelë me politika të ngushta
  • Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë
  • “Lironi shqipet!”/ Dje tensione, përplasje me policinë dhe të arrestuar, sot dita e 102 e revoltës qytetare: Rama jep dorëheqjen!
  • Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë
  • Protestuesit “mosbindje civile” para Drejtorisë së Policisë: Lironi shqipet, të lirojmë rrugën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari 6 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Arrestoni Ramën!”/ 102 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë

LOS ANGELES TIMES Policia në Shqipëri u përlesh me protestuesit dhe i pengoi ata të arrinin në parlament…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shqipëria në provë serioze të standardeve demokratike”/ Tensionet në protestë, Rama u kthehet demokratëve europianë: Dembelë me politika të ngushta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Demokratëve Europianë lidhur me tensionet dhe përplasjet e regjistruara gjatë…

• 26 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Pas 100 ditësh protesta, BIRN: “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes

Përtej qëndresës së përditshme në tre muajt e fundit, sfida e vërtetë sipas protestuesve mbetet shndërrimi në një…

• 39 minuta më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by