Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 7 pyetje dhe përgjigje për luftën qeveri-drejtësi për pagat e magjistratëve! Si nisi konflikti, vendimet në Kushtetuese dhe deri te bllokimi i rrogave
Kronikë

7 pyetje dhe përgjigje për luftën qeveri-drejtësi për pagat e magjistratëve! Si nisi konflikti, vendimet në Kushtetuese dhe deri te bllokimi i rrogave

• 9 Shtator, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Konflikti mes qeverisë e Kuvendit nga njëra anë dhe gjyqtarëve e prokurorëve nga ana tjetër për pagat në sistemin e drejtësisë është një betejë mbi 5-vjeçare. Nisi me një ndryshim ligjor të vitit 2021, një tjetër dy vite më pas, me dy vendime të gjykatës kushtetuese në këtë periudhë dhe që kulmoi këtë fillim shtatori me bllokimin e rrogave në thesarin e shtetit.

1. SI NISI KONFLIKTI QEVERI-MAGJISTRATË PËR PAGAT?
Ishte një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2019 që u bë pikënisja e përplasjes mes gjyqësorit, ekzekutivit dhe parlamentit për përllogaritjen e pagave të magjistratëve, betejë e cila javët e fundit ka arritur kulmin. KLSH në atë kohë konstatoi se përllogaritja e pagave të gjyqtarëve bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ishte e gabuar dhe se gjyqtarëve po u mbahej një pjesë e pagës që u takonte, për shkak se nuk u jepej shtesa 14.000 lekë që përfitonte si pagesë diplome drejtori në kryeministri. Parlamenti, me propozim të disa deputetëve, ndërhyri në vitin 2021 në ligj dhe bëri ndryshime të tilla që normuan si të drejtë llogaritjen e bërë nga KLGJ-ja dhe anashkaluan propozimet e KLSH-së.

Këto ndryshime u panë nga gjyqtarët si ulje page dhe shkelje e nenit 138 të Kushtetutës, ku për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, nuk lejohen ndërhyrje të kësaj natyre. Në vitin 2022, Unioni i Gjyqtarëve depozitoi një kërkesë në Gjykatë Kushtetuese ku kërkoi shfuqizimin e këtyre ndryshimeve. Vetë kushtetuesja vendosi pak muaj më pas ta konsideronte të drejtë këtë kërkesë, dhe i kërkoi Kuvendit të rishihte ligjin dhe të qartësonte referencën për pagën e magjistratëve.

Në vitin 2023, përmes disa ndryshimeve ligjore, qeveria dhe Kuvendi përcaktuan se paga referencë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të bazohej më në atë të drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri, por vendosi një formulë krejtësisht të re. Tashmë paga e magjistratëve do të ishte e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës, që është 425 mijë lekë. Vlera shkonte rreth 153 mijë lekë, e rritur krahasuar me pagat që magjistratët merrnin. Më herët referenca mbi të cilën llogaritej rroga ishte 132,100 lekë, aq sa ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Fierit në bojkot! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Por kjo rritje u konsiderua si ulje nga ana e gjyqtarëve. Kjo për shkak se vetëm 2 muaj më pas, qeveria rriti pagat për administratën publike. Dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri shkoi në 231 mijë lekë të reja. Sipas gjyqtarëve, ndryshimi i referencës së pagës së tyre nga ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri te ajo sa 36% e pagës së Presidentit, ua uli pagën, në kundërshtim me nenin 138 të Kushtetutës sipas të cilit “Paga dhe përfitimet e tjera të magjistratit nuk mund të ulen”. Çështja u depozitua në Gjykatë Kushtetuese, sërish nga Unioni i Gjyqtarëve. Qeveria dhe Kuvendi e kundërshtuan këtë pretendim duke argumentuar se rritja e pagave të administratës ndodhi pasi tashmë ishte përcaktuar me ligj tjetër referenca për magjistratët.

2. ÇFARË KËRKUAN MAGJISTRATËT?
Në Gjykatë Kushtetuese gjyqtarët propozuan 2 alternativa se si mund të përcaktohej paga e tyre bazë. Opsioni i parë ishte rikthimi në referimin e rrogës së drejtorit të drejtorisë në Kryeministri (kategoria e II, klasi i parë), që aktualisht është 236.425 pas indeksimeve. Opsioni i dytë që dhanë gjyqtarët, duke i kërkuar Kushtetueses ta detyronte parlamentin, ishte mbetja si referencë te paga e Presidentit të Republikës por rritja e koeficientit në 0.543 (54.3% e pagës së Presidentit), dhe shtesa për çdo indeksim që bëhej te paga e drejtorit në Kryeministri. Koeficienti 0.543 sipas përllogaritjeve e bën pagën referuese 230.775 lekë. Pra thuajse në të njëjtën vlerë.

Read more:“Po na vjedhin e po na shpopullojnë”/ Shpërthen protestuesi: Shqipëria mund të bëhet si Zvicra për tre muaj, por merret në qafë nga këta politikanë

3. ÇFARË VENDOSI GJYKATA KUSHTETUESE?
Pavarësisht kundërshtimit të legjislativit dhe ekzekutivit, përfshirë edhe qëndrimin e ashpër të Kryeministrit Rama, më 17 shkurt 2026 Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe shfuqizoi formulën e miratuar në vitin 2023. Sipas Kushtetueses ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re e aplikuar nga qeveria në 2023, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, në thelb ka një ulje të fshehtë.

“Paga e drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri, kategoria I, aktualisht është 217.000 lekë dhe duke shtuar shtesën e vlerës së kualifikimit 14.000 lekë vlera është 231.000 lekë, dukshëm më e lartë se paga e referencës sipas Ligjit Ndryshues. Nëse Kuvendi nuk do të kishte ndërhyrë, paga e referencës do të ishte 78.000 lekë më e lartë”, tha Kushtetuesja, e cila vendosi detyrimin ndaj Kuvendit që të miratonte një formulë të re brenda datës 31 korrik 2026. Gjykata nuk pranoi t’i referonte Kuvendit asnjë nga opsionet e vëna në dispozicion nga magjistratët, duke ia lënë në dorë ligjvënësve ta vendosin se cila do të ishte zgjidhja përfundimtare.

Read more:AI po prek xhepat e konsumatorëve, priten rritje çmimesh për smartfonët, kompjuterët dhe video-lojërat

4. PO QËNDRIMI I QEVERISË DHE KUVENDIT CILI ËSHTË?
Por Kuvendi nuk e miratoi një ligj të ri për 5 muaj dhe vetëm një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar, më 30 korrik mazhoranca socialiste depozitoi një draftpër ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për pagat e magjistratëve socialistët propozojnë që përllogaritja të kryhet me po të njëjtën mënyrë si më parë, duke marrë si referencë pagën e Presidentit të Republikës, por duke ndryshuar me vetëm 0,02 pikë koeficientin e aplikuar, i cili nga 0.36 shkon në 0.38, pra nga 153 mijë lekë në 161,500, me një rritje prej 8.500 lekësh të rinj. Në relacion socialistët propozues, Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli, arsyetojnë se, me koeficientin e vendosur në dokument, kanë ruajtur balancën mes proporcionalitetit të pagave në sektorin publik dhe evitimit të pasojave të rënda për financat e shtetit. Gjithashtu sipas tyre ruhet hierarkia e pagave pasi duke pasur parasysh formulën e përcaktimit të pagës bruto në fundore ajo për magjistratin më të thjeshtë në gjykatat e rrethit, barazohet në pagë me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, në koeficient në masën 0.91 të pagës së Presidentit. Drafti pritet të diskutohet këto javë në Kuvend dhe sipas PS do të miratohet më 17 shtator.

5. ÇFARË VENDOSËN KLGJ E KLP DHE SA RRITEN REALISHT PAGAT?
Të gjendur përballë një situate ku sipas tyre mungonte një ligj në fuqi për të përcaktuar se çfarë pagash do të merrnin për gushtin, më 26 gusht KLGJdhe dy ditë më pas KLP e përcaktuan vetë pagën referencë të gjyqtarëve e prokurorëve, me një rritje të konsiderueshme, duke e argumentuar të mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetueses.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve (VIDEO)

KLGJ e më pas KLP vendosën që, duke nisur nga 1 gushti, paga e çdo gjyqtari e prokurori të llogaritet mbi një pagë referuese prej 222.425 mijë lekësh plus shtesën 14 mijë lekë për diplomën, me një total prej 236,425 lekësh nga 156.800 lekë që ishte më parë. Pra rreth 80 mijë lekë të reja më shumë, rreth 9-fish më shumë se plani që kanë socialistët me draftin e depozituar në Kuvend. Për shkak të formulës të përcaktuar në ligj, rritja reale në pagë bruto, shkon nga rreth 2300 euro që në shkallë të parë deri në rreth 4000 euro plus për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme. Në bazë të pagës referuese vendosen edhe të gjitha shtesat e tjera të pagës së magjistratit si shtesa për pagën në grup, shtesa për vjetërsi, shtesa për pozicionin drejtues dhe shtesën për vështirësi pune.

6. PSE U BLLOKUAN RROGAT?
Edhe pse ndenji e heshtur dhe nuk i komentoi këto vendime, qeveria veproi vetëm pak ditë më pas. Ministria e Financave bllokoi çdo transaksion nga thesari i shtetit për pagat e muajit gusht për institucionet e drejtësisë. Listëpagesat nuk u miratuan në thesar, jo vetëm për magjistratët por edhe për punonjësit e tjerë. Pra, nga kryetarët e gjykatave dhe prokurorive e deri të sanitarët apo rojet nuk janë paguar. Ekzekutivi e bëri të qartë se përcaktimi i pagave në Republikën e Shqipërisë janë kompetencë vetëm e Qeverisë dhe Kuvendit dhe gjyqësori duhet të rrinte larg. “Gjithkush në vendin e vet”, tha Kryeministri Rama në një reagim.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës vijon sërish bojkotin! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme

7. PO TANI ÇFARË NDODH?
Prej disa ditësh në disa prej institucioneve të drejtësisë, kryesisht gjykata të shkallëve të parë, administratat (jo gjyqtarë e prokurorë) kanë dalë në protestë në kërkim të pagave të tyre. Askujt në administratë nuk i është rritur rroga por ato janë bllokuar për shkak se listpagesat shkojnë integrale, bashkë me magjistratët. Qeveria, përmes ministrit të Drejtësisë, dhe mazhoranca (përmes kreut të grupit të PS Balla), kanë premtuar se zgjidhje do t’i jepet brenda pak ditëve, teksa insistojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet duke pasur parasysh edhe qëndrueshmërinë dhe mundësitë që ka buxheti i shtetit. Nëse mazhoranca do të kalojë draftin që e rrit pagën referencë me vetëm 2% të pagës së Presidentit nuk dihet se sa kjo do t’i kënaqë pretendimet e magjistratëve, dhe nëse ata do të vijojnë betejën sërish në Gjykatë Kushtetuese, përballje e cila zgjat tashmë prej 5 vitesh.

Lexo edhe
Kronikë

‘Balluku’/ SPAK sekuestron në Palasë një tjetër vilë, figuronte në emër të Igli Tares! Ish-zv.kryeministrja nën hetim për shkelje të barazisë në tendera te Unaza, korrupsion e pastrim parash

Kronikë

Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Tags: #Alternativa #Buxheti #buxheti i shtetit #euro #Gjykata #gjykata kushtetuese #klgj #pagat e drejtesise #qeveria #sistemi i drejtesise

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Balluku’/ SPAK sekuestron në Palasë një tjetër vilë, figuronte në emër të Igli Tares! Ish-zv.kryeministrja nën hetim për shkelje të barazisë në tendera te Unaza, korrupsion e pastrim parash
  • Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
  • Thuajse dy vite në qeli, Ilir Meta kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë
  • Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)
  • Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura
Nga të njëjtat tag-e
  • Bardhi akuza të forta ndaj Ramës për audiopërgjimin: Pse hesht për planin e mikut të tij për trafikun e armëve?
  • Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)
  • Akuzat e e Ahmetajt për trafik armësh! Lubonja: S’duhet vetëm Komision Parlamentar, por edhe brenda PS-së. Protesta, ngjarje historike!
  • Edhe GJKKO nuk shqyrton ankimin e Veliajt për mosnisjen e hetimit për ‘Nesti Angonin’, i drejtohet Gjykatës së Lartë: Cila gjykatë e ka kompetencën?
  • Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 8 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Balluku’/ SPAK sekuestron në Palasë një tjetër vilë, figuronte në emër të Igli Tares! Ish-zv.kryeministrja nën hetim për shkelje të barazisë në tendera te Unaza, korrupsion e pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një tjetër vilë në zonën e Palasës,…

• 29 minuta më parë • 10 min lexim
Kronikë

Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

13 vatra aktive zjarri vijojnë në vend, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon zjarri…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Thuajse dy vite në qeli, Ilir Meta kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sot Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësim mase të sigurisë. Kërkesa…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by