Protestuesit në ditën e 102-të të protestës kanë nisur marshimin nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.
Protestuesit bënë thirrje të ndryshme si “Nuk shitet Shqipëria”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama, gjithë Shqipëria të urren” etj.
Me flamuj kombëtar në duar, protestuesit po marshojnë nepër bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit të tij qeveritar, duke u shprehur se korrupsioni qeveritar ka kapur majat.




