Një nga aktivistët në ditën e 102 të protestës ka ngritur në peshë zemrat e protestuesve.
Ai tha se Viti i Ri do ta gjejë Shqipërinë e lirë. Protestuesi kishte dhe një mesazh për Ahmetajn.
Aktivisti ka falënderuar Ahmetajn, duke thënë se ka bërë denoncime të forta, që tregojnë të vërtetën për realitetin shqiptar.
Protestuesi:Viti i Ri do ta gjejë Shqipërinë e lirë. Kjo qeveri plehër dhe ne ka marrë gjithçka. Kur na merr gjithçka, ne do të marrim shpirtin z kryeministër. Arben Ahmetaj, i ke bërë shërbimin më të madh vendit. Ish-numri dy i qeverisë 2 të Ramës ka thënë se nëse protesta vdes, Shqipëria vdes.
Këto bijë nënash nuk e lënë Shqipërinë me vdek. Jemi gati të vdesim këtu. Unë e shkrij dhe pasurinë për vendin. Të bëhemi të gjithë kundër kësaj qeverie plehrë.




