Komani nuk është më vetëm fshati i hidrocentralit, por edhe i turizmit. Kush ka shkuar ne Koman është e pamundur të mos e njoh Xheniferin një e re, e cila prej kohës kur ishte adoleshente promovon zonën e saj dhe shërben si guidë turistike.
“Puna ime kryesore është që vetëm të informoj dhe sigurisht t’ shpjegoj si funksionjnë udhëtimet këtu”, tha Gjoni.
Xheniferi ka lindur në Athinë dhe është shkolluar për disa vite atje deri sa babai i saj vendosi të kthehej pas 22 vitesh në emigrim.
“Babi ka jetuar 22-vite në Greqi dhe pas 22 vitesh vendosi të khehej këtu. është një nga vendimet më të mira që ka marrë për mua dhe familjen time”, shprehet ajo.
Read more:Përfundon rruga e Komanit, rikonstruksioni i segmentit të rrezikshëm ka shtuar numrin e turistëve
Në fillim ishte skeptike për rikthimin në atdhe, por tani e ndjen se familja e saj ka marrë vendimin e duhur.
Vetëm 20 vjeçe, Xheniferi aspiron ta zhvillojë më tej turizmin. Entuziazmin për këtë, ia ka shtuar edhe rindërtimi i rrugës së Komanit.
“Jam duke bërë disa hapa shumë të mëdha. Kam aplikuar edhe për ‘Paketën e Maleve’ një projekt që për mua është shumë i vlefshë. Jam një ndër fitueset e Paketës së Maleve, një ndër të paktët studentë që kam aplikuar. Kam një projekt shumë të bukur dhe dua ta realizoj këtu”, thotë ajo.
Entuziazmin për këtë, ia ka shtuar edhe rindërtimi i rrugës së Komanit.
“Rruga na ka hap shumë mundësi. Këtë vit ka pas më shumë turistë se vjet”, thotë ajo.
Inspiruese për të duket se janë dhe vlerësimet që bëjnë turistët për bukuritë që ofron Shqipëria, historinë dhe traditën.
“Turistët e shprehin që janë të mahnitur nga vendi ynë”, thotë 20-vjeçarja.
Studentja e ekonomikut thotë se turizmi po ecën mirë, por ka ende shumë punë për t’u bërë në drejtim të pastërtisë dhe cilësisë së shërbimeve.
“Do të ishte mirë që të si qytetarë, por edhe shteti që të fillojë më pastrimin e liqenit”, shprehet ajo.
Një apel shkon edhe për bashkëmoshatarët e saj.
“Mos të largohen nga këtu, puna në vendin tonë po zhvillohet çdo ditë më shumë”, përfundon ajo.




