Dy turistë gjermanë që kishin humbur rrugën në një zonë malore pas Dajtit janë gjetur dhe ndihmuar nga Policia e Tiranës.
Policia u njoftua rreth orës 20:15 të së dielës se dy turistët kishin humbur orientimin në afërsi të Qafë Mollës. Shërbimet e Komisariatit Nr. 4 nisën menjëherë kërkimet dhe arritën t’i lokalizonin në një terren të vështirë.
Turistëve iu dha ndihma e nevojshme dhe më pas u shoqëruan në një zonë të sigurt. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Rreth orës 20:15 të datës 13.09.2026, Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre, në terren të sigurt për ta.
Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 2 turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata falënderuan Policinë e Tiranës, për reagimin e menjëhershëm dhe asistencën e ofruar”, njofton Policia.




