Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, “sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë
Politikë

Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, “sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë

• 14 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja demokrate paralajmëron se procedurat e ndjekura në tenderat publikë prekin drejtpërdrejt tre kapituj të negociatave, ndërsa cenojnë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku analizon pasojat që, sipas saj, ka afera KAYO në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Tabaku argumenton se procedurat e ndjekura në sektorin e mbrojtjes dhe në tenderat publikë cenojnë parimet e transparencës, konkurrencës dhe shtetit ligjor, të cilat janë në themel të negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas saj, çështja KAYO nuk është një rast i izoluar, por shfaqje e mënyrës së funksionimit të sistemit të ngritur nga mazhoranca socialiste, me procedura të centralizuara, mungesë transparence dhe favorizim të një grupi të kufizuar kompanish.

Read more:Bardhi, Tabaku e Noka takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

“Ky skandal prek themelet e shtetit dhe evidenton sistemin mbi të cilin ngrihet mazhoranca socialiste”, deklaron Tabaku.

Deputetja demokrate thekson se pasojat e aferës prekin drejtpërdrejt tre kapituj të negociatave dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe katër kapituj të tjerë. Sipas saj, cenohet gjithashtu Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, të cilën ajo e cilëson si “biblën e procesit të integrimit”.

Tabaku rendit një sërë çështjesh që, sipas saj, kanë penguar përparimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, duke përmendur ligjin për investimet strategjike, koncesionin e porteve, aferën e AKSHI-t dhe çështjen e mandatit të ish-zëvendëskryeministres.

Read more:Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)

Ajo e lidh mungesën e progresit me një model qeverisjeje që, sipas saj, ka prodhuar korrupsion, kosto më të larta për qytetarët dhe largimin e të rinjve nga vendi.

“Ka vetëm një përgjigje: sistemi Rama. Pa e rrëzuar këtë sistem, nuk ka të ardhme europiane për Shqipërinë”, përfundon Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

“S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbi: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Politikë

(VIDEO) Mosbindja civile në Tiranë – Pamje nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët

Tags: #AKSHI #Jorida Tabaku #kayo #korrupsion #rama #Rrjetet sociale #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbi: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!
  • (VIDEO) Mosbindja civile në Tiranë – Pamje nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët
  • “S’kam qenë kurrë non grata”/ Berisha: Persekutorët e mi McGonigal, Yuri Kim, Blinken janë sot të padëshiruar nga SHBA-të
  • Deklaratat “bombë” të ish-zv.kryeministrit për trafik armësh, Berisha: Familja e Ahmetajt është kërcënuar pas denoncimit
  • SPAK me kërkesë të re për arrestimin e Ballukut? Berisha: Ka tension real mes Ramës dhe Lubisë! Dora e zezë e saj qëndron pas…
Nga të njëjtat tag-e
  • “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbi: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!
  • Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO)
  • (VIDEO) Mosbindja civile në Tiranë – Pamje nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët
  • Deklaratat “bombë” të ish-zv.kryeministrit për trafik armësh, Berisha: Familja e Ahmetajt është kërcënuar pas denoncimit
  • “S’kam qenë kurrë non grata”/ Berisha: Persekutorët e mi McGonigal, Yuri Kim, Blinken janë sot të padëshiruar nga SHBA-të
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbi: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në platformën X lidhur me debatin për pagat e…

• 17 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

(VIDEO) Mosbindja civile në Tiranë – Pamje nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët

Tensione dhe përplasje fizike u regjistruan këtë mëngjes në Tiranë, teksa forcat e policisë kanë ndërhyrë me dhunë…

• 47 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“S’kam qenë kurrë non grata”/ Berisha: Persekutorët e mi McGonigal, Yuri Kim, Blinken janë sot të padëshiruar nga SHBA-të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat theksoi se nuk ka qenë kurrë…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by