Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kardinali Ernest Simoni kremton meshë në gjuhën shqipe në Virxhinia, bashkon komunitetin shqiptar në SHBA
Sociale

Kardinali Ernest Simoni kremton meshë në gjuhën shqipe në Virxhinia, bashkon komunitetin shqiptar në SHBA

• 14 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nën drejtimin e Kardinalit Ernest Troshani Simoni, në Kishën Katolike të Shën Gjonit në shtetin e Virxhinias, u kremtua një meshë e veçantë me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Kardinali Simoni ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë, gjatë së cilës po takohet me komunitetet shqiptare në disa shtete.

Për këtë arsye, ipeshkvi i Dioqezës së Arlingtonit, Michael Francis Burbidge, e ftoi kardinalin të kremtonte një meshë për komunitetin shqiptar të kësaj dioqeze.

Read more:E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Kardinali Ernest Simoni gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë. / Fotografia: Marketin Pici

Kardinali Ernest Troshani Simoni, 97 vjeç, simbol i qëndresës së besimit përballë përndjekjes komuniste, vuri theksin te mbrojtja e familjes dhe përgjegjësia e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit.

“Burrë dhe grua, shumohuni. Burri duhet ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën”, ishte mesazhi që Kardinali përcolli gjatë meshës.

Besimtarë shqiptarë dhe amerikanë gjatë meshës, ku ishin të pranishme edhe Motrat e Nënë Terezës. / Fotografia: Marketin Pici

I cilësuar nga Papa Françesku si një “martir i gjallë”, Kardinali Simoni u arrestua nga regjimi komunist në Shqipëri dhe vuajti 18 vjet burg, 12 prej tyre duke punuar në miniera. Pas lirimit ai u detyrua të punonte në kanalizimet e Shkodrës deri në rënien e regjimit në vitin 1990. Pavarësisht përndjekjes, ai mbeti i palëkundur në besim dhe e ushtroi fshehurazi misionin meshtarak. Në vitin 2016, Papa Françesku e ngriti në rangun e kardinalit.

Read more:‘Në Spaç na mbante gjallë Zoti”, të mbijetuarit rrëfejnë besimin që nuk ua theu dot regjimi komunist dhe vitet me Dom Ernest Simon Troshanin

Kardinali Ernest Simoni përcjell bekimin e tij gjatë meshës. / Fotografia: Marketin Pici

Në meshë morën pjesë shqiptarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, pjesëtarë të komunitetit vendas, miq amerikanë që e kanë njohur Nënë Terezën, si dhe Motrat e Nënë Terezës.

Në veprimtari mori pjesë edhe Diakoni Lekë Brisku nga Çikago. I shuguruar diakon i përhershëm në vitin 2022, ai shërben në famullinë “All Saints” dhe është aktiv në ruajtjen e trashëgimisë katolike shqiptare në SHBA.

Read more:Aludimet për shtatzëninë e Ballukut/ Ironia therëse që vjen nga protesta me foton e Ramës: O SPAK, po burra a lini me barrë?

Komuniteti katolik shqiptar, i krijuar prej më shumë se një dekade në Dioqezën e Arlingtonit, e ka bazën në Kishën Katolike të Shën Gjonit të Dashur në McLean.

Megjithëse i vogël, komuniteti bashkon katolikë dhe shqiptarë të besimeve të tjera. Katolikët kujdesen për programin fetar, ndërsa pjesëtarët e besimeve të tjera ndihmojnë me pritjen festive, duke pasqyruar traditën shqiptare të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare.

Pas meshës, pjesëmarrësit u mblodhën në një pritje kushtuar figurës së Nënë Terezës dhe Kardinalit Ernest Simoni.

Read more:“Deformimi filloi me Vettingun, shkoi motra e plaçkitëses”, Ahmetaj: Besoj se SHBA, GJL dhe GJK do rivendosin rendin kushtetues në drejtësi

Gjatë qëndrimit katërditor në zonën e Uashingtonit, Kardinali Simoni kremtoi meshë edhe në një universitet katolik në Virxhinian Veriore dhe në Kapelën e Zojës së Shkodrës, pranë Bazilikës së Zojës në Uashington, që është kisha katolike më e madhe në Amerikë.

Ai kremtoi gjithashtu meshë në gjuhën italiane në famullinë e Rruzares së Shenjtë në Uashington. Meshën e bashkëkremtuan meshtarë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë, në prani të ambasadorit të Italisë dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë.

Lexo edhe
Sociale

Djali lindi 1 javë më parë me një defekt në zemër, nëna nga Elbasani apel shqiptarëve: Më ndihmoni ta çoj në Itali

Sociale

Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore

Tags: #Besim #Burg #ernest simoni #Ernest Troshan Simoni #Fotografia #Kisha katolike #Komuniteti #meshe #Shba #virxhinia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Djali lindi 1 javë më parë me një defekt në zemër, nëna nga Elbasani apel shqiptarëve: Më ndihmoni ta çoj në Itali
  • Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore
  • Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore
  • Shpopullimi i fshatrave/ Mbeti vetëm 1 nxënës, i vihet kyçi shkollës së Neviçishtit në Korçë
  • Bie numri i nxënësve në disa qytete, shkollat e fshatrave drejt mbylljes! Surprizon Lushnja, regjistron afro 300 nxënës më shumë se vjet
Nga të njëjtat tag-e
  • Veliaj nesër në Gjykatën e Lartë, Bardhi: Nëse lirohet, fundi i reformës në drejtësi!
  • Misionet e evakuimit mjekësor, forcat e armatosura amerikane dhe shqiptare kryejnë trajnim të përbashkët me helikopterët Black Hawk
  • “Belinda po qeveris. Ku është SPAK? Duhet t’i japë përgjigje çështjes Balluku”/ Aulon Kalaja: Të krijohet aleanca e përbashkët kundër Ramës, kandidatë nga protesta dhe…
  • Kriza politike/ BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës
  • “Ahmetaj po rrezikon kokën”/ Deklarata e fortë e Balliut: Duan ta fusin në burg për ta kontrolluar dhe vrarë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 12 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Djali lindi 1 javë më parë me një defekt në zemër, nëna nga Elbasani apel shqiptarëve: Më ndihmoni ta çoj në Itali

Liljana Laloshi para një jave solli në jetë një djalë, fëmija i saj i dytë, të cilin ende…

• 26 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore

Programi “Pas shkolle”, një nga risitë e vitit të ri arsimor, do të zbatohet këtë vit në 408…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Sociale

Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore

Programi “Pas shkolle”, një nga risitë e vitit të ri arsimor, do të zbatohet këtë vit në 408…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by