Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ndërtuesi tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Fier, vihet në pranga bashkë me dy ish-drejtorët e Kadastrës! Sekuestrohen toka dhe 150 mijë euro
Kronikë

Ndërtuesi tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Fier, vihet në pranga bashkë me dy ish-drejtorët e Kadastrës! Sekuestrohen toka dhe 150 mijë euro

• 17 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

FIER– Me urdhër të Prokurorisë së Fierit janë vënë në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës, Bardh Kapaj dhe Ertis Shehu, juristi Piro Çela si edhe ndërtuesi Kastriot Hasko , të akuzuar për një skemë tjetërsimi toke në Fier. Në kuadër të hetimeve të nisura prej vitit 2025, është sekuestruar toka e dyshuar e tjetërsuar me një sipërfaqe totale 1143 ha, si edhe 150 mijë euro.

Si funksiononte skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave?

Sipas Prokurorisë, biznesmeni Kastriot Haskaj ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, përmes të cilave ka arritur të regjistrojë në emrin e tij dhe të katër personave të tjerë 1143 hektarë tokë në zonat e Semanit të Ri dhe Sheq Marinasit. Pasi ka regjistruar pronat, Haskaj dyshohet se ka përdorur edhe një prokurë të posaçme të falsifikuar, duke u paraqitur si përfaqësues i bashkëpronarëve të tjerë. Në këtë mënyrë, ai ua ka shitur tokat dy kompanive të ndryshme.

Read more:Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve (VIDEO)

Në këtë skemë, sipas hetimeve, kanë pasur rol edhe zyrtarët e Kadastrës së Fierit. Ish-drejtorët Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj, së bashku me juristin Piro Çela, akuzohen se kanë regjistruar pronat në kundërshtim me ligjin, pa kërkuar konfirmimin e vendimeve të kthimit të pronave nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Hetimet kanë zbuluar se ish-drejtori Bardh Kapaj, gjatë regjistrimit të njërës prej pasurive, ka tejkaluar edhe sipërfaqen e përcaktuar në vendimin e falsifikuar, duke bërë që biznesmeni të përfitonte një sipërfaqe tjetër të konsiderueshme toke. Ndërkohë, ish-drejtori Ertis Shehu dhe juristi Piro Çela dyshohet se kanë ndryshuar në dokumente kategorinë e tokave nga tokë arë në tokë pa frut.

Njoftimi i Prokurorisë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u vendos masa e sigurimit personal ‘Arrëst në burg’ ndaj katër shtetasve Ertis Shehu, Bardh Kapaj në cilësinë e drejtorëve të ASHK, P. Ç. specialistit, jurist, pranë ASHK dhe Kastriot Hasko, përfituesi i pronave nën akuzë për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 186/2, 248 dhe 287, prg.2, të Kodit Penal.

Read more:Nafta 229 lekë/litër/ “15 mln euro të arkëtuara në buxhet!”, Bozdo: Bordi prishi punë, taksat përbëjnë 55% të çmimit. Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të reduktohet akciza

Po kështu, në kuadër të hetimeve u sekuestruan mbi 76 pasuri, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarë tokë (e barabartë me njëmbëdhjetë milion e katërqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëdhjetë e gjashtë m2), si dhe 150.000 euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjatë hetimeve të deritanishme për procedimin penal nr. 1026 të vitit 2025, kryer në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet përdorimit edhe të metodave proaktive, arriti të provojë se:

Shtetasi Kastriot Haskaj, duke paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1,143 hektarë si dhe 150.000 Euro të ndodhur në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier.

Read more:Revolta e 109 kundër qeverisë/ “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë

Më pas, ky shtetas, duke u paraqitur me cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit edhe të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.

Shtetasit Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj, në cilësinë e drejtorëve të ASHK, Fier, dhe shtetasi P.Ç., në cilësinë e specialistit, jurist, pranë ASHK, Fier, kanë regjistruar pasuritë në fjalë në bashkëpronësi të shtetasit Kastriot Haskaj, në kundërshtim me ligjin nr. 111/2018, “Për kadastrën”, dhe ligjin nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe VKM nr. 639, datë 16.10.2024, dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”, duke mos kërkuar sipas këtyre akteve ligjore/nënligjore konfirmimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, verifikim nga i cili do të rezultonte se këto vendime janë të falsifikuara.

Për më tepër, ka rezultuar se shtetasi Bardh Kapaj, ish drejtor i ASHK, Fier, kur ka regjistruar pasurinë nr. 3**, zk 3358, ka tejkaluar edhe sipërfaqen që sipas vendimit të falsifikuar nr. 8*, datë 20.01.1997, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Këshillit të Rrethit Fier, i ishte kthyer ish-pronarit Th.S., duke përfituar për rrjedhojë shtetasi Kastriot Haskaj edhe një sipërfaqe tjetër të konsiderueshme toke në pronësi.

Read more:Si i mashtroi “peshkaqeni” kosovar 1600 firma zvicerane – dhe përfitoi gati 1 milion franga

Gjithashtu, shtetasit Ertis Shehu e P.Ç. gjatë regjistrimit të pasurive kanë ndryshuar zërin kadastral të sipërfaqes së regjistruar në pronësi të shtetasve Kastriot Haskaj, etj, nga tokë arë në tokë pa frut, pa një akt administrativ nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Bujqësisë apo Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier.

Masat e sigurimit personal dhe pasuror u ekzekutuan nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 Tiranë, si dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Lajmi në përditësim….

Lexo edhe
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Tags: #Bardh Kapaj #Burg #ertis shehu #euro #Falsifikim i dokumenteve #Fier #kadastra e fierit #Kastriot Hasko

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 21 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin