Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Si i mashtroi “peshkaqeni” kosovar 1600 firma zvicerane – dhe përfitoi gati 1 milion franga
Aktualitet

Si i mashtroi “peshkaqeni” kosovar 1600 firma zvicerane – dhe përfitoi gati 1 milion franga

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një gjykatë në kantonin e Solothurnit në Zvicër ka trajtuar së fundmi rastin e një shtetasi zviceran me origjinë nga Kosova, i cili akuzohet për një sërë veprash penale financiare, të kryera në mënyrë sistematike gjatë viteve 2018-2020. I akuzuari, një 43-vjeçar, i njohur në mediat lokale me epitetin “Peshkaqeni i regjistrave”, ka përfituar një shumë totale prej afërsisht 900’000 frangash zvicerane përmes metodave të ndryshme mashtruese.

Shtylla kryesore e aktivitetit të tij kriminal bazohej në monitorimin e Regjistrit Tregtar të Zvicrës. Sapo një kompani e re regjistrohej zyrtarisht, i akuzuari u dërgonte themeluesve formularë që ngjanin me fatura zyrtare shtetërore. Dokumentet përfshinin fletëpagesa për shuma mes 550 dhe 560 frangash, të cilat shumë prej bizneseve të reja i paguanin duke besuar se ishin taksa të detyrueshme regjistrimi.

Sipas aktakuzës prej 37 faqesh, ky proces u përsërit me më shumë se 1600 ndërmarrje. Paratë transferoheshin në llogari të ndryshme bankare zvicerane përmes dy kompanive që i akuzuari zotëronte vetë.

Read more:Trajneri i Hoffenheimit e çon në qiell Avdullahun: Është shumë i sigurt me top

Përveç faturave fiktive, i akuzuari ishte përfshirë në manipulime në sektorin e ndërtimit. Ai mbajti artificialisht në këmbë kompani që ishin drejt falimentimit për të gjeneruar porosi, të cilat më pas ua kalonte nënkontraktorëve pa pasur synim për të shlyer detyrimet. Në një rast tjetër specifik, një person privat humbi 124’000 franga, të cilat i kishte paguar si kapar për renovimin e shtëpisë, shërbim i cili nuk u krye kurrë.

Lista e veprave penale për të cilat u dënua i akuzuari përfshin: Mashtrim sistematik dhe profesional, përvetësim dhe pastrim i rëndë parash, falsifikim i dokumenteve, keqmenaxhim i përsëritur i biznesit dhe falimentim mashtrues, mungesë e mbajtjes së kontabilitetit.

Read more:​Kosova do të bëhet me konsullatë të re në ShBA, nënshkruhet dekreti

Gjatë seancës, 43-vjeçari, i cili ka punuar më parë si shofer kamioni, shprehu pendesë për veprimet e tij, duke ia atribuar ato dëshirës për luks dhe ndikimit nga shoqëria e keqe. Ai deklaroi se jeta në burg e ka ndryshuar dhe se tani dëshiron të fokusohet te familja dhe puna e ndershme.

Mbrojtja argumentoi se dënimi prej 7 vjetësh ishte “astronomik” në krahasim me rastet e famshme të mashtrimit financiar në Zvicër, ku dënimet ishin më të buta. Avokatja kërkoi uljen e dënimit në 3 vjet, duke theksuar se klienti i saj nuk ka përdorur dhunë dhe është treguar bashkëpunues në fazën e fundit të procesit.

Read more:Kriza e naftës “pushton” botën, Kina gjen zgjidhjen duke rivalizuar Perëndimin: Makinat elektrike do të dominojnë tregun

Nga ana tjetër, prokurori e cilësoi aktivitetin e tij si “kriminalitet me normë”, duke theksuar se i akuzuari ka vazhduar të kryejë vepra penale edhe gjatë kohës që procedura penale kishte filluar.

Gjykata theksoi se mbetet në fuqi dënimi prej 7 vjetësh e 10 ditësh burgim, krahas gjobave financiare. Lajmi pozitiv për viktimat është se shuma prej 315’000 frangash e konfiskuar gjatë hetimit do të përdoret për të dëmshpërblyer paditësit privatë. Vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe i akuzuari ka të drejtë të ankohet në instanca më të larta./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Tags: #Falsifikim i dokumenteve #Gjykata #Klienti #kompani #Kosova #Mashtrim financiar #Pastrim parash #Solothurn #Veprat penale #Zvicër

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
  • Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës
  • Nuk ka miratim nga Kongresi, Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
  • Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 3 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by