Kanë shkuar në 49 numri i ditëve që qytetarët e Divjakës protestojnë kundër propozimit për reformën territoriale dhe bashkimit të bashkisë së tyre me Lushnjën.
Edhe këtë mbrëmje, në sheshin e Divjakës, protesta vijoi me thirrje kundërshtuese. Pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët krahasuar me ditët e para, protestuesit thonë se do të vijojnë qëndresën kundër ndryshimit të statusit të bashkisë.
Qytetarët e Divjakës kërkojnë që qyteti të vijojë të jetë bashki më vete, duke argumentuar se ruajtja e institucionit vendor lidhet edhe me ofrimin e shërbimeve më pranë komunitetit dhe ruajtjen e identitetit të zonës.
Read more:VIDEO/ Protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit, ecin mes makinave
Protestuesit kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën dhe kërkojnë që të kenë mundësinë të zgjedhin vetë drejtuesit vendorë, të cilëve më pas t’u kërkojnë edhe llogari për mënyrën e qeverisjes së bashkisë.
Protesta e 49-të u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit, ku qytetarët përsëritën thirrjet për ruajtjen e statusit të Divjakës si bashki.
“Divjaka bashki!” ishte një prej thirrjeve kryesore të protestuesve.




