Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nufi me bekimin e Ramës shiti armët e Ron Yeffet”/ PD: U shkelën ligjet e BE dhe NATO-s! I gjithë rrjeti të japë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë
Politikë

“Nufi me bekimin e Ramës shiti armët e Ron Yeffet”/ PD: U shkelën ligjet e BE dhe NATO-s! I gjithë rrjeti të japë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë

• 18 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me aktivitetin e kompanisë Advanced Arm of Technology (AAT), duke sjellë edhe një herë në vëmendje se armë të prodhuara ose të siguruara përmes kësaj kompanie janë shitur në vende në konflikt.

Në një deklaratë, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, iu referua deklarimeve të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, në seancën parlamentare të 23 prillit, ku ai kishte folur për kompaninë AAT, në pronësi të Ron Yefet dhe Arjeta Pucës.

“Dhe së fundmi kemi edhe kompaninë AAT, Advanced Arm of Technology, që prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe një herë, janë në përdorim në një vend në konflikt diku, jo patenta fiktive”, citoi Garo deklaratën e ministrit Nufi.

Read more:“30 mln euro për “Toyota” të lyera me ngjyrë ushtarake, marre!”/ I riu kundër Ramës: Ka vjedhur miliarda, tradhtinë nuk ta falim

Sipas PD-së, deklarimet ngrenë pikëpyetje mbi origjinën e armëve dhe mënyrën se si ato janë tregtuar. Garo pretendoi se, nëse armët kanë ardhur nga vende si Nigeria, Sudani apo Angola dhe janë shitur përmes Shqipërisë, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të rregullave dhe me atë që opozita e cilëson si “trafik armësh me licencën e qeverisë shqiptare”.

PD i referohet gjithashtu rregullave të NATO-s për prokurimin ndërkombëtar. Dokumentet publike të NATO-s parashikojnë se, në procedura të caktuara të prokurimit, mallrat e furnizuara duhet të vijnë nga vende anëtare të NATO-s, ndërsa procedurat e tenderimit përcaktojnë edhe kriteret e përshtatshmërisë së kompanive pjesëmarrëse.

Read more:Nafta 229 lekë/litër/ “15 mln euro të arkëtuara në buxhet!”, Bozdo: Bordi prishi punë, taksat përbëjnë 55% të çmimit. Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të reduktohet akciza

Në deklaratën e saj, PD përmend edhe nenin 346 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian. Ky nen u lejon shteteve anëtare të marrin masa që i konsiderojnë të nevojshme për mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë, të lidhura me prodhimin ose tregtinë e armëve, municioneve dhe materialeve të luftës.

Opozita i referohet gjithashtu skemës “Gjithçka përveç armëve” (Everything But Arms), e cila u jep vendeve më pak të zhvilluara akses pa tarifa dhe kuota në tregun e BE-së, por përjashton armët dhe municionet.

Read more:“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari

PD pretendon se Ron Yefet ka pranuar se armët që do t’u shiteshin vendeve të BE-së do të vinin nga Afrika, duke përmendur Nigerinë, Angolën dhe Sudanin. Partia Demokratike kërkon që këto pretendime të hetohen nga organet ligjzbatuese.

Në deklaratë, Garo akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, për përgjegjësi politike dhe kërkoi hetim të menjëhershëm të çështjes.
“Partia Demokratike kërkon që Edi Rama, Ermal Nufi dhe të gjithë ata që kanë gatuar këtë rrjet korrupsioni, trafiku dhe paligjshmërie të japin dorëheqjen dhe të shkojnë para drejtësisë”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Afrika #Armë #Armët #Edi Rama #Ermal Nufi #konflikt #Nato #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin