Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Balluku nuk shkel më në Kuvend”, Këlliçi tregon “prapaskenat”: Ja përse Rama erdhi në mesnatë për të votuar… (VIDEO)
Politikë

“Balluku nuk shkel më në Kuvend”, Këlliçi tregon “prapaskenat”: Ja përse Rama erdhi në mesnatë për të votuar… (VIDEO)

• 18 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, komentoi në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon seancën e djeshme plenare, ku u miratua me votat e mazhorancës ligji për pagat e magjistratëve. Këlliçi tha se opozita kërkoi që në këtë ligj të zbatoheshin vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk respekton vendimet e saj.

Sipas Këlliçit, Rama zgjodhi një orar të vonë për të marrë pjesë në seancë dhe për të siguruar votat e nevojshme për miratimin e ligjit.

Read more:“S’do të marrë kokërr leku, iku koha kur kriminelët dhe legenat…”/ Rama flet për arbitrazhin me Becchettin: Po hetohet nga SPAK. Paratë e ngrira të Albcontrol do t’i kthehen buxhetit (VIDEO)

“Kërkuam që për ligjin për magjistratët të zbatoheshin vendimet e Kushtetueses. Rama nuk respekton asnjë vendim të Kushtetueses. Rama gënjeu dje në seancë, zgjodhi një orar të vonë për të ardhur në seancë”, tha Këlliçi. Ai u ndal edhe te numri i votave të mazhorancës, duke pretenduar se pas largimit të Koçekut, PS ka mbetur me 82 deputetë, ndërsa përmendi edhe votën e Tom Doshit. Këlliçi tha se mungesa e Belinda Ballukut në seancat parlamentare e ka ulur më tej numrin e votave të disponueshme nga mazhoranca.

Read more:Më 12 shtator diaspora në Tiranë! Aktivisti Xhindi tregon prapaskenat: Mund të bllokojmë Kuvendin, burra, gra e fëmijë, tërë natën pa lëvizur nga protesta!

“PS-ja ka 83 vota në Kuvend, por me largimin e Koçekut kanë ngelur 82. Por ka votat e Tom Doshit. Ndërkohë Balluku nuk vjen më në seancë dhe ai ka një votë më pak. Ai zgjodhi ditën e djeshme që të votonte”, u shpreh ai. Këlliçi akuzoi gjithashtu Ramën se gjatë seancës së Kuvendit bëri akuza të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe prokurorive, duke e lidhur këtë me mënyrën se si, sipas tij, kryeministri ushtron pushtetin.

Read more:“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO)

“Pati akuza të drejtpërdrejta për SPAK-un, për prokuroritë. Nisi të hakmerrej ndaj SPAK-ut dhe prokurorive të tjera. Nuk la rast pa përmendur që personi që vendos për pagat jam unë dhe ju do ulni kokat”, deklaroi Këlliçi. Në vijim, nënkryetari i PD-së solli edhe si shembull një çështje arbitrazhi, duke akuzuar Ramën se nuk respekton vendimet kur ato janë në dëm të Shqipërisë. “Duhet të kuptoni fizionominë me të cilën udhëheq Rama këtë qeveri. Ky edhe pse në arbitrazh vendoset kundër Shqipërisë, thotë se nuk e respekton vendimin e arbitrazhit”, përfundoi Këlliçi.

Lexo edhe
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Tags: #Edi Rama #kuvend #opozita #pagat #rama #spak #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 3 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin