Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë
Kronikë

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë

• 19 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, rezulton i përfshirë në një tjetër skemë të dyshuar tjetërsimi pronash, këtë herë në zonën e Levanit. Prokuroria njoftoi një procedim të ri penal, ku dyshohet se janë tjetërsuar rreth 71.7 hektarë tokë, pavarësisht se për to ishte përfituar më parë kompensim financiar nga shteti. Për këtë procedim, Prokuroria ka lëshuar masën arrest me burg për ish-drejtorin Shehu, përfituesin Ervin Habilaj dhe detyrim paraqitjeje për ish-hartografin Emiljano Ruko.

Si funksiononte skema?

Sipas Prokurorisë së Fierit, skema e dyshuar lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që njihte të drejtën e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në Levan dhe Dërmënas. Në vitin 2018, Ervin Habilaj, një prej trashëgimtarëve përfitues, mori kompensim financiar prej 53.8 milionë lekësh nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Por, pavarësisht se kishte marrë paratë, në vitin 2023 ai dyshohet se ndoqi procedurat për të regjistruar edhe 6 pasuri me sipërfaqe totale 71.7 hektarë. Në këtë proces dyshohet se kanë pasur rol ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe ish-hartografi Emiljano Ruko, përmes veprimeve të tyre në trajtimin e dokumentacionit për regjistrimin e pronave.

Read more:Kontrolle intensive të policisë rrugore në rrugët e Fierit, 694 gjoba për shpejtësi në një javë! 7 drejtues mjetesh nën hetim, 2 në pranga

Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë shitur. Gjatë hetimeve, Prokuroria ka sekuestruar 715,976 euro në llogarinë bankare të Ervin Habilës, si dhe dokumente e pajisje elektronike.

Tjetërsimi në Seman

Ndërkohë, Shehu del sot para Gjykatës së Fierit për vlerësimin e masës së sigurisë në lidhje me skemën tjetër të dyshuar të tjetërsimit të pronave në Seman. Për këtë episod, Prokuroria dyshon se biznesmeni Kastriot Hasko përdori dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar tokat në bashkëpronësi me katër persona të tjerë dhe më pas për t’ua shitur dy shoqërive. Krahas Shehut dhe Haskos, janë arrestuar edhe ish-drejtori i Kadastrës Bardhyl Kapaj dhe juristi Piro Çela. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 76 pasuri me sipërfaqe totale 1,143 hektarë, si dhe 150 mijë euro.

Read more:Ndërtuesi tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Fier, vihet në pranga bashkë me dy ish-drejtorët e Kadastrës! Sekuestrohen toka dhe 150 mijë euro

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestuan shtetasit, E.S., ish-Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe përfituesi i pronave, të dyshuara të marra me dokumente të falsifikuara E.H., si dhe u dha masë sigurimi ‘Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore’ për shtetasin E.R., ish-hartograf pranë ASHK-së Fier.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 1715, datë 05.11.2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar respektivisht nga nenet 186, 143, 287 dhe 248 të Kodit Penal, nisën pas dyshimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit, si dhe tjetërsimin e tyre dhe qarkullimin e vlerave monetare të përfituara.

Read more:Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes së PS (VIDEO)

Fakti penal i dyshuar lidhet me vendimin e vitit 2008 i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që parashikonte njohjen e të drejtës së kompensimit për 100 ha tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit. Një prej trashëgimtarëve përfitues, shtetasi E.H., ka përfituar më pas, me Vendimin nr. 1944, datë 26.11.2018, të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kompensim financiar në vlerën 53.800.000 lekë.

Pavarësisht kompensimit financiar, nga hetimi dyshohet se gjatë vitit 2023, shtetasi E.H. ka ndjekur procedura për regjistrimin e 6 pasurive në ZK nr. 2436, me sipërfaqe totale rreth 71.7 ha, duke iu referuar Vendimit nr. 246, datë 21.02.2008.

Read more:Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO)

Hetimi deri ne këtë fazë ka evidentuar veprimet e E.S., ish-Drejtor i ASHK Fier, dhe E.R., ish-hartograf pranë ASHK Fier, lidhur me trajtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit të përdorur për regjistrimin e pasurive.

Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë tjetërsuar nëpërmjet shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme. Hetimi vijon për verifikimin e këtyre transaksioneve, gjurmimin e vlerave monetare dhe përcaktimin e destinacionit të tyre.

Read more:Ngërçi me pagat/ Deklarata e gjyqtarëve: Të lirohen menjëherë ose do të reduktojmë gjyqet (VIDEO)

Gjatë hetimit u sekuestruan edhe 715.976 euro, të depozituar në llogarinë bankare të E.H. Si dhe janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave të çështjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe individualizimin e përgjegjësisë penale.

Lexo edhe
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Tags: #arrest me burg #Bardhyl Kapaj #Burg #Detyrim #Emiljano Ruko #ertis shehu #Ervin Habilaj #Fier #Kastriot Hasko #Piro Cela #tjetersim pronash

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 22 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin