Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin
Politikë

“Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin

• 19 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti socialist, Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një rrëfimi që, sipas tij, nisi nga një bisedë e zhvilluar në një nga tavolinat e hotel “Rogner” në Tiranë.

Valteri tregon një episod ku një personazh i njohur i biznesit e ka përshkruar një ministre me shprehjen “ministrja që ha burra”, duke e shndërruar më pas këtë metaforë në një kritikë më të gjerë ndaj mënyrës se si, sipas tij, pushteti përqendrohet dhe shtrihet mbi njerëzit, institucionet dhe biznesin.

Valteri nënkupton se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, që sipas tij “është kthyer në një kuçedër që ha pushtetin dhe njerëzit”.

Read more:Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur (VIDEO)

“Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë”, konkludon Valteri.

Postimi i Halit Valterit

Isha ulur dje në një nga ato tavolinat e Rognerit ku kafeja e mëngjesit shoqërohet shpesh me biseda pune, telefonata, takime dhe histori që zakonisht nuk dalin nga tavolina. Atmosfera ishte e qetë, kafeja sapo ishte servirur dhe biseda kishte nisur si një takim i zakonshëm pune. Po flisnim për punë, njerëz, projekte dhe atë botë të ndërlikuar ku biznesi dhe politika takohen shpesh, herë hapur e herë nën zë. Pas bisedës me personin që më kishte ftuar, në tavolinë u bashkua edhe një personazh i njohur i kryeqytetit, nga bota e biznesit. Në fillim biseda vazhdoi normalisht, me ato batutat dhe komentet që shoqërojnë zakonisht një kafe mes njerëzish që kanë parë e dëgjuar shumë. Por në një moment, në mes të bisedës, u tha një fjali që nuk e kisha dëgjuar më parë: “Ministrja që ha burra.” E dëgjova, qesha lehtë nga mënyra se si u tha dhe prita që të kalonte si një batutë tavoline. Por nuk kaloi. Përkundrazi, sa më shumë vazhdonte rrëfimi, aq më shumë ajo fjali filloi të merrte një kuptim tjetër. Sepse nuk po flitej thjesht për një person që kishte pushtet, influencë apo karakter të fortë. Po përshkruhej një subjekt që, sipas atij rrëfimi, kishte një oreks që nuk njihte kufij. Një subjekt që nuk hante vetëm burra. Përpinte ministra, drejtorë, zyrtarë, biznesmenë, shoferë, punëtorë, kushdo që i dilte përpara. Dhe aty m’u kujtuan përrallat e fëmijërisë, ato ku kuçedra e zezë del nga errësira dhe nuk pyet kush je, nga vjen apo çfarë ke bërë. Të sheh, të kap dhe të përpin. Vetëm se kuçedra e kësaj historie ishte më moderne. Ajo nuk ushqehej me mish. Ushqehej me pushtet.

Read more:Përgjimet e Ron Yeffet, Gazment Bardhi: Trafikimi i armëve përmes KAYO-s prek sigurinë kombëtare! SPAK të administrojë materialet

Në fillim përpin një njeri, pastaj një tjetër, më pas një drejtore, një zyrtar, një biznesmen. Dikë e afron, dikë e bën të varur, dikë e vendos në një pozicion, dikujt i hap një derë, dikujt tjetër ia mbyll. Një telefonatë, një firmë, një emërim, një kontratë, një favor, një heshtje. Dhe me çdo kafshatë, kuçedra rritet. Në një moment nuk është më e nevojshme të përpi njerëzit. Mjafton t’i ketë nën kontroll. Sepse forma më e sofistikuar e pushtetit nuk është të të hajë. Është të të bëjë të besosh se nuk mund të jetosh pa të.

Por një kuçedër me një oreks të tillë nuk mund të ndalet te njerëzit. Pas njerëzve vijnë institucionet, drejtori, zyrat, procedurat dhe vendimmarrja. Dhe aty metafora bëhet më serioze. Sepse kur pushteti fillon të përpijë institucionet, nuk kemi më thjesht një histori për njerëz të fuqishëm. Kemi një problem me vetë shtetin. Institucioni që duhet t’i shërbejë qytetarit shndërrohet në një vegël të pushtetit. Procedura që duhet të jetë e njëjtë për të gjithë fillon të ketë përjashtime. Ligji fillon të duket i madh për të dobëtin dhe i vogël për të fortin. Dhe kështu, kafshatë pas kafshate, kuçedra nuk përpin më individë. Përpin barazinë përpara shtetit.

Read more:“Mbrojtja dhe Energjia, kukulla të Yeffet”/ Këlliçi pas audiopërgjimeve: Roni i Ramës paska të gjithë qeverinë në dorë!

Pastaj vjen pasuria. Apartamente, vila, makina, jahte, prona dhe para. Euro, paund, franga, lekë. Për një oreks të tillë, monedha nuk ka rëndësi. Rëndësi ka mundësia për të marrë. Sepse kur pushteti kthehet në instrument pasurimi, kufiri mes asaj që është publike dhe asaj që është private fillon të mjegullohet. Një vendim publik mund të shihet si mundësi private, një post si kapital, një institucion si territor, një marrëdhënie si investim dhe një privilegj si të drejtë.

Dhe atëherë kuçedra fillon të rritet me shpejtësi. Sepse kuçedra nuk ngopet. Kur merr një zyrë, kërkon një tjetër. Kur kontrollon një institucion, kërkon një tjetër. Kur ka një biznes pranë pushtetit, kërkon një tjetër. Kur ka një pronë, kërkon të dytën. Kur ka një milion, kërkon të dytin. Dhe kur ka njerëz që i binden, kërkon edhe ata që ende nuk i binden. Ky është paradoksi i pushtetit pa kufij: nuk ka nevojë të jetë gjithmonë i uritur; mjafton të mos dijë të ngopet.

Read more:FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Kuçedra e përrallave ka shtatë koka. Kuçedra moderne mund të ketë shumë më tepër. Një kokë për pushtetin, një për paratë, një për ndikimin, një për institucionet, një për biznesin, një për njerëzit dhe një tjetër për heshtjen. Sepse pa heshtjen, kuçedra do ta kishte shumë më të vështirë të jetonte. Ajo ka nevojë për errësirën, ka nevojë për frikën, ka nevojë për njerëz që shohin dhe heshtin, për njerëz që dinë dhe bëjnë sikur nuk dinë, për njerëz që thonë: “Kështu është politika.”

Por nuk duhet të jetë kështu. Sepse politika nuk është një tavolinë ku disa hanë dhe të tjerët presin radhën. Shteti nuk është pronë e atij që ka më shumë pushtet. Institucionet nuk janë zgjatime të interesave personale dhe qytetari nuk është ushqim për oreksin e askujt.

Read more:Ti je produkti i algoritmit më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë

Në përrallat e vjetra, kuçedra në fund përballej me heroin. Në jetën reale nuk ka gjithmonë një hero që vjen në momentin e fundit me shpatë në dorë. Ka ligje, ka institucione, ka media, ka drejtësi, ka qytetarë dhe ka njerëz që duhet të flasin. Dhe mbi të gjitha, ka dritë. Sepse kuçedra mund të jetë e fuqishme në errësirë, por drita e bën të dukshme.

Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë.

Lexo edhe
Politikë

“Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona

Politikë

“E kanë në dorë kryeministrin”/ Berisha: Balluku, Agasi e Beqiri janë “padronët në krim”. Çfarë i tha Lubia në takim Ramës kur SPAK kërkoi arrestimin e saj

Tags: #apartamente #Biseda #Biznes #Biznesi #bota #Drita #euro #Halit Valteri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona
  • “E kanë në dorë kryeministrin”/ Berisha: Balluku, Agasi e Beqiri janë “padronët në krim”. Çfarë i tha Lubia në takim Ramës kur SPAK kërkoi arrestimin e saj
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit
  • “Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike”/ Berisha tregon çfarë përcolli në takimet në SHBA: Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim
  • “Kronika bën inventarin, mbledh nektarin dhe shpërndan vrerin”/ Gjekmarkaj “skanon” mazhorancën me satirë: Nga Babo te Mamica, Pirro Dëngu, Tao, “Lameqyqja” dhe…
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit
  • “Përse nuk hetohet si u nxor rrufeshëm News24 nga Kayo?”, Këlliçi flet për skemë korrupsioni në shëndetësi: Konsulli ynë në Izrael do të bëhet si Ron Yeffet
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi
  • Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, bashkëshorti i saj promovohet në Bashki! Emërohet përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara ka…

• 21 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“E kanë në dorë kryeministrin”/ Berisha: Balluku, Agasi e Beqiri janë “padronët në krim”. Çfarë i tha Lubia në takim Ramës kur SPAK kërkoi arrestimin e saj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale u ndal te skandalet e…

• 51 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit

Ish-deputeti socialist, Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një…

• 51 minuta më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by