Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “U shtriva në tokë, por askush nuk më priti”/ Nëna e 30-vjeçarit të sëmurë kërkon ndihmë para Ministrisë së Shëndetësisë, PD: Të trajtohet urgjentisht rasti
Politikë

“U shtriva në tokë, por askush nuk më priti”/ Nëna e 30-vjeçarit të sëmurë kërkon ndihmë para Ministrisë së Shëndetësisë, PD: Të trajtohet urgjentisht rasti

• 23 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zëdhënësja e Antikorrupsionit të PD Gent Vangjeli në një deklaratë për mediat, është ndalur te situata problematike në shëndetësi.

Ajo ka sjellë në vëmendje rastin e një pensionisteve e cila sipas saj është detyruar që të kërkojë ndihmë për djalin e saj 30-vjeçar të sëmurë dhe të papunë.

Referuar premtimeve të ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu , pas premtimit në Kuvend, Vangjeli thotë se dyert e Ministrisë janë të mbyllura për qytetarët.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Read more:Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët pranë banesave dhe hoteleve! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë

Vetëm një ditë pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, një nënë pensioniste u detyrua të shtrihej në tokë para Ministrisë së Shëndetësisë, për të kërkuar ndihmë për djalin e saj 30-vjeçar, Albi Sulën, i sëmurë dhe i papunë.

Albi prej tre vitesh përballet me dhimbje të forta dhe, sipas dëshmisë së tij dhe familjes, pas vizitave, analizave dhe trajtimeve në Shqipëri ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë për burimin e problemit të tij shëndetësor.

Pasi i është nënshtruar një operacioni onkologjik pranë QSUNT, ky pacient deklaron se nuk ka marrë më asistencë nga bluzat e bardha.

Në këto kushte, ka kërkuar që shteti ta dërgojë në Turqi dhe pas refuzimit, vetë familja e ka dërguar për një ndihmë të specializuar në Turqi nga ku është kthyer me porosinë që të vijojë të kryejë kontrolle periodike për të mbajtur sëmundjen nën kontroll.

Read more:11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO)

Pasi Albi ka rikërkuar ndihmën e shtetit e konkretisht MSH për të mundësuar kontrollet periodike në Turqi për shkak të pamundësisë ekonomike për ti paguar vetë, edhe njëherë tjetër Ministria nuk bën asgjë…

Nëna e Albit mes lotës që dilnin për shkak të pensionit mujor 70 dollarë, papunësisë së djalit për shkak të sëmundjes dhe nevojës së pashmangshme për kurimin e tij, tha:

Kërkova ndihmë në ministri…u shtriva në tokë…. por askush nuk më priti…..

Kjo ndodhi vetëm pak orë pasi ministrja deklaroi se zyra e saj do të jetë e hapur nga mëngjesi në darkë në shërbim të qytetarëve.

Read more:“Me Ballukun po bëhet ‘dorëzim i kontrolluar’”/ Noka: Agasi u arrestua me urdhër të Belindës, Rama u tërbua! Ja dy personat që kryeministri “i mbron me kokën e tij”

Zonja Ministre, ky është momenti për ta mbajtur premtimin..

Partia Demokratike kërkon trajtim të menjëhershëm të rastit të Albi Sulës, vlerësim të plotë mjekësor dhe çdo mbështetje që parashikon ligji për hospitalizimin dhe trajtimin e tij edhe jashtë vendit.

Askush nuk ka pse shtrihet në tokë për t’u dëgjuar nga shteti.

Lexo edhe
Politikë

Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!

Politikë

“Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje

Tags: #Familja #Genta Vangjeli #jetë #Klodiana Spahiu #Kontrolle #kuvend #Mediat #Nëna

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!
  • “Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje
  • GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s
  • Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme
Nga të njëjtat tag-e
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme
  • Nuk ndryshon tabloja e motit, kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin (VIDEO)
  • “Besa besë”/ Mesazhi historik i Adem Jasharit shfaqet në sheshin në Prishtinë, jehon thirrja për tri shkronjat e arta “UÇK” (VIDEO)
  • “Rama jep dorëheqjen”! Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!

Debati për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për masën…

• 17 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje

Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të forta politike për sigurinë…

• 17 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit Informativ…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by