Zjarret në vendin tonë vijojnë të mbeten problematike edhe në këtë fund shtatori. Një zjarr i rënë sot mbi zonën e Spitalit Rajonal të Vlorës është përhapur me shpejtësi dhe i është afruar banesave si pasojë e erës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv zjarri ka djegur një sipërfaqe me bimësi. Në zonë ndodhen tre mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës që po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.
Ndërkohë paraditen e sotme një zjarr përfshiu kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët nisën rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë,u përhapën me shpejtësi në terren. Fatmirësisht nuk pati rrezik për banesat.
Read more:Pukë/ Breshri shkatërron të mbjellat! Dëme kolosale në Prozhëm, fermerët: Prodhimi shkoi dëm
Lajm në përditësim…
Zjarr në fshatin Drojë të Kurbinit, flakët djegin pyje dhe disa koshere bletësh! Rrezikohen banesat
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Drojë të Kurbinit.
Flakët janë shfaqur fillimisht në shkurre dhe ferra, ndërsa më pas janë përhapur në një masiv pyjor privat. Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe disa koshere bletësh.
Situata është bërë shqetësuese pasi flakët ndodhen pranë disa banesave, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit drejt tyre.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për parandalimin e përhapjes së tyre.
Vlora s’gjen ‘qetësi’, zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal! Flakët u afrohen banesave
Një zjarr ka rënë sot në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa, të ndihmuara nga era e fortë, kënë përparuar me shpejtësi duke u afruar edhe banesave aty pranë.
Zjarrfikësit po punojnë për izolimin e flakëve.
Tjetër zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një stan në Akërni (VIDEO)
Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.




