Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët e shumtë kanë nisur zyrtarisht marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku synojnë selinë e Kryeministrisë.
Nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe me pankarta në duar, protestuesit kanë lënë sheshin qendror të kryeqytetit për të zbritur në bulevard.
Read more:Me pamje të re dhe kushte bashkëkohore, shkollat e rindërtuara të Shkodrës mirëpresin nxënësit
Ky marshim vjen pas fjalimeve të forta të mbajtura nga qytetarë të thjeshtë, ish-minatorë dhe emigrantë të revoltuar me qeverisjen, të cilët kanë kërkuar reagim mbarëpopullor dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.




