Nxënësit e Shkodrës tashmë e ndjekin mësimin në shkollat e rindërtuara. Kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga institucionet e reja që kanë marrë formë si shkollat 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, “Martin Camaj” dhe gjimnazet “Kolë Idromeno”e “At Gjon Karma” në Gurin e Zi.
“Mirëmëngjes dhe me shkollat e rilindura të Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Punimet do të vijojnë edhe në shkollën “Skënderbej” dhe gjimnazin “Oso Kuka.”
Read more:“Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës
Investimet synojnë krijimin e shkollave moderne dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafet pedagogjike në Shkodër.




