Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!
Politikë

Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

• 23 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra dhe caktimin e masës “arrest në shtëpi” për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, PDE e cilëson çështjen si një zhvillim serioz dhe kërkon që hetimet dhe akuzat ndaj Hysenit të trajtohen nga organet e drejtësisë në mënyrë të pavarur, duke respektuar edhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

Sipas Demokratëve Evropianë, institucionet duhet të shmangin çdo ndërhyrje dhe t’u krijojnë autoriteteve gjyqësore hapësirën për të kryer detyrën e tyre. Në reagim, partia evropiane e lidh situatën edhe me shqetësimet e ngritura gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri, duke përmendur kërkesat e qytetarëve për transparencë, llogaridhënie dhe forcim të shtetit të së drejtës. Demokratët Evropianë theksojnë se procesi i integrimit evropian kërkon institucione demokratike funksionale, një sistem drejtësie të pavarur dhe luftë kundër korrupsionit.

Read more:“Sot vendi i çdo demokrati është në shesh”, Berisha: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë!

Vlora Hyseni u pezullua nga funksioni si drejtuese e SHISH dhe ndaj saj u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ajo po hetohet për veprat penale “zbulimi i sekretit hetimor” dhe “përkrahja e autorit të krimit”. Sipas akuzës, Hyseni dyshohet se ka përdorur informacione sekrete për të ndihmuar Ergys Agasin, i cili u arrestua në gusht në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t dhe akuzohet si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal.

REAGIMI I PLOTË:
Urdhri i pezullimit dhe arrestit shtëpiak në lidhje me Vlora #Hyseni, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror të #Shqipërisë , është një zhvillim jashtëzakonisht serioz. Akuzat e raportuara kundër saj tani duhet të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore kompetente, në pavarësi të plotë dhe me respekt të plotë për prezumimin e pafajësisë.

Read more:Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale

Në të njëjtën kohë, këto zhvillime përforcojnë rëndësinë e shqetësimeve të ngritura nga #FlamingoRevolution. Nga polemika mjedisore rreth projektit të resortit që nxiti lëvizjen, qytetarët kanë kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respekt për sundimin e ligjit.

Read more:“Shteti ka rënë, Rama duhet të ishte dorëhequr tashmë”, aktivisti Ilir Xhemalaj pas zhvillimeve të fundit: Ky vend po drejtohet nga mafia dhe krimi, duhet ndryshim

Nuk duhet të nxirren përfundime para se procesi gjyqësor të ketë përfunduar. Por, kur hetimet arrijnë në nivele kaq të larta të shtetit, të gjitha institucionet duhet të përgjigjen me transparencë të plotë dhe të lejojnë drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje. E ardhmja evropiane e Shqipërisë kërkon institucione të forta demokratike, një gjyqësor të pavarur, llogaridhënie të vërtetë dhe një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është ajo që meriton populli shqiptar.

Lexo edhe
Politikë

Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ “Kriza më serioze e sigurisë kombëtare”, Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni

Politikë

BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin

Tags: #AKSHI #Demokratët #E ardhmja #GJKKO #gusht #institucionet #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ “Kriza më serioze e sigurisë kombëtare”, Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni
  • BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës
  • 117 ditë protestë! Në 09:30 para Kuvendit, pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët vijojnë qëndresën: Rama jep dorëheqjen!
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ “Kriza më serioze e sigurisë kombëtare”, Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni
  • Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH! Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët
  • BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 51 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 19 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 11 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ “Kriza më serioze e sigurisë kombëtare”, Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni

Le Monde Në Shqipëri, kreu i shërbimeve të inteligjencës është nën arrest shtëpiak në lidhje me një skandal…

• 29 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin

Tre vjet më parë, kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë pikëpyetjet e ngritura nga opozita për emërimin e…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në orën 10:00, në seancën e radhës plenare, ku në rendin…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by