Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Berisha kërkon “ripërtëritjen” e PD-së dhe mobilizim në terren: Jo më vetëm fjalë në letër, takoni qytetarët
Politikë

Berisha kërkon “ripërtëritjen” e PD-së dhe mobilizim në terren: Jo më vetëm fjalë në letër, takoni qytetarët

• 23 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar drejtuesve të PD-së të intensifikojnë kontaktet me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët, ndërsa ka bërë thirrje për një proces të gjerë ripërtëritjeje dhe modernizimi të forcës politike që drejton.

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se opozita duhet të shfrytëzojë çdo potencial që ka në dispozicion për të rritur atë që ai e cilësoi si “vitalitetin” e Partisë Demokratike dhe për të forcuar përballjen me qeverinë.

“Ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi, çdo potencial që kemi për ripërtëritjen e forcës tonë politike, ripërtëritje e cila, po ta mbledh me një fjalë të dytë, do të thotë rritje e vitalitetit të saj. Ripërtëritje në vlera të reja. Ripërtëritje në mekanizmat e funksionimit të saj. Ripërtëritje në modernizimin e saj. Ripërtëritje në programin e saj”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati paralajmëroi se ndryshimet në strukturën, programin dhe funksionimin e PD-së nuk duhet të mbeten vetëm në dokumente, por duhet të shoqërohen me një dalje intensive të drejtuesve të partisë në terren.

Read more:“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në jave te një lokal poshtë shtëpisë sime

“Që të gjitha këto mbeten absolutisht fjalë në letër në qoftë se ne nuk i jetësojmë ato në takime me anëtarët, mbështetësit tanë dhe qytetarët shqiptarë. Është një kohë historike”, tha ai.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij Berisha ia kushtoi situatës demografike. Ai akuzoi qeverinë Rama për dëme të rënda në këtë drejtim, duke pretenduar se rikthimi i treguesve demografikë në nivelet e vitit 2013 do të kërkonte dekada dhe politika të posaçme për ripopullimin e vendit.

“Çfarëdo që të bëjmë ne, ne e nisim në rrafshin demografik me një lindshmëri si para 100 vitesh. Dhe për ta sjellë në vitet 2013, ndoshta do të duhen, në afatet më të shpejta, 40 vite. Dhe do të duhet një politikë solide e ripopullimit të këtij vendi”, deklaroi kreu i PD-së.

Read more:“Rama mbron Ballukun e arreston protestuesit”/ Mërtiri: SPAK shpresa e vetme për vendin, aleatja më e madhe e protestave

Berisha u kërkoi anëtarëve të Kryesisë që të marrin një rol aktiv në këtë fazë të organizimit të opozitës, duke i cilësuar ata si drejtuesit kryesorë që duhet t’i përgjigjen situatës së krijuar.

“U ndala në këtë aspekt për të theksuar se çfarë rëndësie jetike ka përpjekja jonë. Anëtarët e Kryesisë së PD-së janë drejtuesit, janë udhëheqësit kryesorë të kësaj force politike dhe unë kam besim të madh, besim të plotë se kësaj sfide, kësaj kërkese, kësaj emergjence ne do t’i përgjigjemi në mënyrën më të vendosur”, u shpreh ai.

Në vijim, Berisha ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e bëri përgjegjës për problemet që, sipas tij, janë grumbulluar në vend.

Read more:“Skandalet s’kanë të sosur”/ Protestuesi: Sot ra shteti. Çfarë duhet të ndodhë tjetër? Rama të shporret

“Askush nuk duhet të harrojë se ‘mother matrix’ e të gjithë këtyre problemeve të mëdha e ka emrin Edi Rama apo Padrino i Shqipërisë. Pa largimin e tij, në Shqipëri dhe për shqiptarët ka rrokullisje dhe vetëm rrokullisje”, deklaroi Berisha.

Kreu demokrat pretendoi gjithashtu se çështja nuk kufizohet vetëm te zhvillimet e brendshme në Shqipëri, duke e paraqitur përballjen e opozitës me qeverinë si një mision që, sipas tij, shkon përtej interesit partiak.

“Edi Rama nuk është i rrezikshëm vetëm për Shqipërinë, Edi Rama është i rrezikshëm për rajonin, për Europën dhe më gjerë. Ndaj dhe në këtë kuadër ne përmbushim një mision kombëtar dhe shumë më të gjerë se kombëtar”, tha Berisha.

Read more:“Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje

Në përfundim, ai u bëri thirrje demokratëve për mobilizim dhe intensifikim të aksionit opozitar.

“Demokratët dhe vetëm demokratët mund t’i japin përgjigjen përfundimtare, goditjen përfundimtare këtij regjimi”, deklaroi kreu i PD-së.

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Tags: #Besim #Demokratët #Edi Rama #opozita #Para #Politika #rama #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 42 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 8 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Vazhdon marshimi i qytetarëve në ditën e 116 të protestës kundër qeverisë. Protestuesit tashmë janë pranë parlamentit, ku…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika…

• 43 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by