Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit
Ekonomi

Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

• 23 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

21.5 mln euro/km që do të financohet plotësisht nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, Milot-Balldre është një ndër koncesionet më të shtrenjta, i përgatitur dhe rishikuar gjatë kohës kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë drejtohej nga Belinda Balluku. Jo vetëm kostot e ndërtimit që qëndrojnë të larta, por çfarë ngre pikëpyetje nga ky koncesion është më shumë operimi dhe mirëmbajtja e rrugës dhe tarifat e kalimit.

Në një analizë që Top Channel ka kryer, rezulton se vetëm për mirëmbajtjen për 17 kilometra do të paguhet një vlerë prej 83.4 milionë euro. Por kjo vlerë rezulton më e lartë se kostot e kontratave të zakonshme të Ministrisë së Infrastrukturës. Në një mesatare, vlera për 17 kilometër e mirëmbajtjes së koncesioneve të tilla të realizuara më parë varion nga 5-5.4 mln euro.

Read more:“I marrin paratë nga xhepat tuaj dhe i çojnë te Kopshti Eden”/ Osman Stafa: Pensionistët marrin ilaçe me lekë borxh, ky është momenti i shqiptarëve

Duke bërë që fatura e mirëmbajtjes e Milot-Balldre të jetë rreth 15 herë më e shtrenjtë, pra 83.4 mln euro. Sipas ekspertëve, këtu qëndron problemi i faturave të përllogaritura të koncesionit, të cilët thonë se janë kostot ato që duhet të zbardhen për të kuptuar nëse vlera është ndërtuar mbi nevoja dhe përllogaritje reale.

“Mënyra se si manipulohen janë të ndryshme, por kryesorja është përmes caktimit të kritereve të pjesëmarrësve në mënyrë selektive. Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka lëvizur nga vendi që ka pasur, si të thuash, korrupsion, te vendi që ka pasur korrupsion sistemik. Dhe Shqipëria sot, të paktën për sa i përket prokurimeve publike, nuk është më një ekonomi tregu, në kuptimin që nuk mund të konkurrosh në sektorin e tenderave dhe të fitosh. Domethënë, çdo prokurim publik duket se është i manipuluar që në themel”, tha eksperti i ekonomisë Gjergji Erebara.

Read more:“Me Ballukun po bëhet ‘dorëzim i kontrolluar’”/ Noka: Agasi u arrestua me urdhër të Belindës, Rama u tërbua! Ja dy personat që kryeministri “i mbron me kokën e tij”

Por kjo faturë e kripur nuk lindi sot, vetë ish-ministrja e linjës Belinda Balluku në 2025 deklaronte se vinte si rezultat i ndryshimit të mënyrës së financimit. Por pikëpyetjet shkojnë më tej se fatura e mirëmbajtjes dhe operimit. Gara e dytë e këtij koncesioni përfundoi me tre oferta me të njëjtën vlerë 364.7 milionë euro.

Dy u skualifikuan dhe fituesi mori 93 pikë. Nëse çmimi ishte i njëjtë, cilat ishin kriteret që bënë diferencën? Ekspertët ngre pikërisht problemin e kritereve që mund të kufizojnë konkurrencën dhe të ndikojnë në përcaktimin e fituesit.

Read more:“Afera me Tigrat”/“100 mln € për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet, të ndalojë tenderin e ri 20 mln €

“Shqipëria nuk është më një ekonomi tregu. Mungesa e pjesëmarrësve të huaj në koncesione, në garat për koncesione të mëdha. Mungesa e kontraktorëve të huaj. Po të mbani mend, në kohët e vjetra vinin kompani austriake dhe konkurronin në Shqipëri për ndërtimin e rrugëve. Tani ke faktin që nuk ke absolutisht asnjë kompani të huaj. Për dekada… për një dekadë të tërë. Që të vijë në Shqipëri të fitojë tenderin e ndërtimit të rrugës… Kjo të tregon, domethënë, që nuk je më ekonomi tregu”, tha eksperti i ekonomisë Gjergji Erebara.

Jo vetëm njëherë, por dyfish pagesë nga qytetarët. Rruga e “artë” që do të lidhë veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit, do t’i detyrojë qytetarët të paguajnë drejtpërdrejt edhe nga kuleta, jo vetëm nga taksat e korrura deri më tani. Sipas dokumenteve të tenderit, qeveria ka vendosur se tarifa referencë e kalimit në segmentin Milot-Balldre do të jetë 0.12 euro për çdo kilometër.

Read more:Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria duhet të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Kjo do të thotë se për 17 kilometrat e rrugës automjetet e thjeshta do të paguajnë 2.04 euro për çdo kalim. Kjo e bën këtë aks një nga më të shtrenjtët në Europë, ndërkohë që edhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, tarifat e kalimit janë 0.07 euro për kilometër ose gati dy herë më lirë.

“Rruga e Kombit, te autostrada Milot-Thumanë, Thumanë-Kashar, duke vajtur te kjo kontratë koncesionare Milot-Balldre. Të gjitha këto janë kosto absurde që i ngarkohen qytetarit shqiptar, ndërkohë që, si të thuash, rrugët kryesore të vendit janë gjithë gropa, rrugët janë të pamjaftueshme, hyrje-daljet e qyteteve janë një makth, trafiku është një makth. Të gjitha këto trafiqe dhe kjo si pasojë e keqpërdorimit, keqmenaxhimit dhe korrupsionit sistemik në tendera”, tha eksperti i ekonomisë Gjergji Erebara.

Read more:“Doni të rrini në pushtet me dhunë, lironi protestuesit”/ Berisha për skandalin “KAYO”: I jepen para kompanisë së kryeministrit! Niko bëhu gati, zëvendësuesi yt…

Kjo kosto praktikisht e bën kryeqytetin një destinacion të ndaluar për qytetarët e veriut. Ndërsa jugu i vendit do të jetë pa diskutim më i shtrenjtë se sa udhëtimi jashtë shtetit.
Në fund, kjo nuk është vetëm një rrugë që qytetarët do ta paguajnë me taksat e tyre, por edhe sa herë të vendosin të kalojnë mbi të. Një faturë që nis me qindra milionë euro për ndërtimin, vijon me miliona të tjera për operimin e mirëmbajtjen dhe përfundon te pagesa në çdo kalim. Rruga po shkurton kilometrat, por duket se nuk shkurton aspak faturën për qytetarët.

Lexo edhe
Ekonomi

Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…

Ekonomi

Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025

Tags: #Automjetet #Autostrada #Balldren #belinda balluku #Ekonomi #euro #Europë #fatura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…
  • Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
  • Të huajt marrin më pak prona, blerjet nga jo-rezidentët bien nga 25% në 20%, rriten investimet e huaja
  • Të huajt preferojnë Durrësin/ Shtatori i mbushur me turistë, operatorët: Ulen çmimet dhe ka më shumë privatësi
  • Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave
Nga të njëjtat tag-e
  • “Balluku mbushur me akuza, Vlora Hyseni nën arrest”, Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Dosja të tëra në hetim për lidhjet e krimit me pushtetin. Ç’duhet të ndodhë tjetër?
  • “Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë…!”/ Rama mbajti fjalimin në OKB, salla thuajse bosh
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • “Vezët që ia hedhin turinjve i ka pak”/ Rama në New York, Noka publikon të dhënat: Krevati i Perandorit kushton 50,610 dollarë për javë qëndrim
  • “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 14 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 14 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 12 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 9 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 8 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues…

• 10 orë më parë • 6 min lexim
Ekonomi

Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025

Pas vitesh rritje të shpejtë shifrash, turizmi shqiptar duket se po hyn në një fazë tjetër, atë të…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Të huajt marrin më pak prona, blerjet nga jo-rezidentët bien nga 25% në 20%, rriten investimet e huaja

Kur shohim një apartament të ri në shitje, pas tij nuk është gjithmonë një blerës që jeton në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by